
Tregimet e civilizimit
Në stokPërditësuar dje
Ky produkt shitet nga Albas në faqen e vet (albas.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Romane & Letërsi
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 21 tet 2026
Përshkrimi
“Tregimet e civilizimit” të Mimoza Ahmetit janë proza të shkurtra poetike, por jo në konceptin e tyre tradicional. Kjo avangarde e poezisë shqipe e bën poezinë prozë, por duke i ikur përshkrimit të ndjesive apo të peizazhit, natyror a urban qoftë. I ikën dhe rrëfimit tradicional dhe ndalet te monologu me vetveten si një dialog me një të panjohur. Ajo është ulur diku, por pa karrige, shkruan, por pa përdorur duart, vështron, por pa përdorur sytë, flet, por pa askënd përballë, nuhat ajrin, por pa përdorur flegrat e hundës, dashuron e bën seks, por pa përdorur trupin. Shqisat nuk i hyjnë fare në punë shkrimtares, përveçse ndjeshmëria e një uni, që shkrihet në papërcaktueshmëri. Ky përfytyrim m’u ravijëzua teksa lexoja “Tregimet e civilizimit”. Ato na civilizojnë trurin tonë që zë myk nga imazhet reale apo objektet konkrete. Nuk do të gjeni në këto tregime apo imazhe çfarë kërkoni, ndaj, nëse vendosni ta lexoni këtë libër, sprovohuni të rrini ulur pa karrige.
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Albas sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 21 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
650 lekë
Më i ulëti
650 lekë
21 tet 2026
Mesatarja
650 lekë
Më i larti
650 lekë
21 tet 2026
Tregimet e civilizimit