Tregtari Venedikut

Tregtari Venedikut

Në stokPërditësuar më 22 tet 2026

600 lekë

Ky produkt shitet nga Bookland në faqen e vet (bookland.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.

Bookland

Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në bookland.al

Specifikimet kryesore

Kategoria
Romane & Letërsi
Disponueshmëria
Në stok
Përditësuar
22 tet 2026

Përshkrimi

Shajloku, edhe pse del i humbur në sallën e gjyqit, shpesh në teatër triumfon. Me intensitetin e tij, ai mund të dominojë komedinë, duke sfiduar ashpërsisht linjën romantike dhe lirike të saj. Rezultati është një dramë e hidhur dhe e ëmbël njëkohësisht. Megjithëse Tregtari i Venedikut ofron disa kënaqësi tradicionale të komedisë romantike, ajo shfaq gjithashtu rrjedhojat e paragjykimit. Kështu, Shekspiri mbetet bashkëkohësi ynë. Basani, një djalosh i ri fisnik, ka dëshirë të bëhet mëtues i trashëgimtares së bukur dhe të pasur Porcia të Belmontit. Pasi e ka prishur gjithë pasuritë e tij, Basani i kërkon Antonit, tregtar i pasur i Venedikut dhe person bujar, i cili e ka nxjerrë edhe më përpara disa herë nga borxhet, tre mijë dukate që i duheshin për të mbuluar të gjitha shpenzimet e tij si mëtues. Antoni pranon, por meqënëse nuk ka para për shkak se anijet e tij janë në det, ai i premton të bëhet dorëzanës i një kredie nëse Basani arrin të gjejë një huajtës. Kështu Basani i drejtohet huadhënësit hebre, Shajlokut, duke caktuar Antonin si dorëzanës të kredisë. Shajloku, i cili e urren Antonin për shkak të antijudaizmit dhe të zakonit për të mos dhënë hua me fajde, ngurron shumë, duke treguar për abuzimin që ka pësuar nga dora e Antonit, por në fund pranon t’i japë hua Antonit shumën pa asnjë interes, me kusht që nëse Antoni nuk ia kthen dot shumën në datën e caktuar, ai mund të marrë një funt mish nga trupi i Antonit. Në Venedik raportohet se anijet e Antonit kanë humbur në det. Për shkak të kësaj ai nuk arrin ta shlyejë huanë. Pjesa arrin pikën kulminante në sallën e gjyqit të Dukës së Venedikut. Shajloku nuk e pranon ofertën e Basanit prej gjashtë mijë dukatesh, dyfishin e vlerës së huasë. Ai kërkon funtin e mishit që i takon nga trupi i Antonit. Ndërkohë që gjyqi i jep të drejtë Shajlokut dhe Antoni përgatitet për thikën e tij, Porcia vë në dukje se kontrata i lejon Shajlokut të marrë mish, por jo gjak nga Antoni. Kështu, nëse Shajloku do të derdhte qoftë edhe një pikë nga gjaku i Antonit, toka dhe pasuritë e tij do t’i konfiskoheshin sipas ligjit të Venedikut.

Detajet:

Publikuar:22 tetor 2026
Përditësimi i fundit:22 tetor 2026
Paraqitja:Në Shitje
Shpërndaje këtë artikull:

Historia e çmimit

Çmimi i lexuar nga Bookland sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026

Ende pa ndryshime çmimi

Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.

Tani

600 lekë

Më i ulëti

600 lekë

22 tet 2026

Mesatarja

600 lekë

Më i larti

600 lekë

22 tet 2026

Tregtari Venedikut