
Tri bijat e Evës
Në stokPërditësuar sot
Ky produkt shitet nga Libraria Onufri në faqen e vet (onufrilibrari.com). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Libraria Onufri
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në onufrilibrari.com
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Romane & Letërsi
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- sot
Përshkrimi
I vendosur mes Stambollit dhe Oksfordit, nga vitet 1980 deri në ditët e sotme, “Tri bijat e Evës” është një rrëfim i ndjerë besimi dhe miqësie, tradite dhe modernizmi, dashurie dhe tradhtie të papritur. Perisë, një nënë dhe shtëpiake e pasur turke, gjatë rrugës për në një darkë në një vilë buzë detit në Stamboll, i grabitet çanta nga një lypës. Ndërsa lufton për t’ia rimarrë, nga çanta bie një fotografi e vjetër, ku duken tri vajza dhe profesori i tyre i universitetit. Një relike nga e shkuara dhe një dashuri që Peria përpiqet me dëshpërim ta harrojë. Fotografia e kthen Perinë në Universitetin e Oksfordit, kur ishte nëntëmbëdhjetë vjeç dhe doli për herë të parë jashtë vendit. Te profesori i saj mahnitës dhe rebel, te seminari mbi Zotin që i ndryshoi jetën. Te shtëpia ku kishte banuar me dy shoqet e ngushta, Shirinën dhe Monën, te zënkat e tyre mbi identitetin, Islamin dhe feminizmin. Dhe, së fundi, te skandali që i ndau. Shirina, Peria dhe Mona ishin shoqet më të pamundura. Ato ishin Mëkatarja, Besimtarja dhe Dyshuesja. Komente mbi librin “Një libër i mahnitshëm.” Ian Rankin “Një histori inteligjente, e fortë dhe argëtuese.” Financial Times “Një libër plot mendim dhe i këndshëm, që ofron lidhje me botë, me perspektiva dhe mundësi të tjera.” Sunday Times “Një roman i fortë, tërheqës dhe që ngjall debat.” Observer “Një nga shkrimtaret më të rëndësishme të kohës sonë, Elif Shafaku eksporon me gojëtari të rrallë të tashme dhe të shkuarën e trazuar të Turqisë. Thjerra e saj zmadhuese lëviz mes Stambollit dhe Oksfordit në nëj eksporim mahnitës të besimit dhe miqësisë, pasurisë dhe varfërisë, si dhe mbi përplasjen shkatërrimtare mes traditës dhe modernizmit.” Independent “Shkrimi i Elif Shafakut të bën të fluturosh nëpër faqe. Te “Tri bijat e Evës” ajo na fut nën lëkurën e tri vajzave, duke i shpalosur shkallët e miqësisë përmes dashurisë dhe humbjes. Një libër vërtet me peshë.” Frances Osborne
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Libraria Onufri sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 31 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
1 200 lekë
Më i ulëti
1 200 lekë
31 tet 2026
Mesatarja
1 200 lekë
Më i larti
1 200 lekë
31 tet 2026
Tri bijat e Evës