
Tri bijat e Evës, Elif Shafak
Në stokPërditësuar dje
Ky produkt shitet nga Librari Arts në faqen e vet (librariarts.com). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Librari Arts
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në librariarts.com
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Romane & Letërsi
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 22 tet 2026
Përshkrimi
"Shkrimi i Elif Shafakut të bën të fluturosh nëpër faqe. Te "Tri bijat e Evës" ajo na fut nën lëkurën e tri vajzave, duke i shpalosur shkallët e miqësisë përmes dashurisë dhe humbjes. Një libër vërtet me peshë." Titulli: Tri bijat e Evës Origjinali: Havva'nın Üç Kızı Gjinia: Roman Autori: Elif Shafak Shqipëroi: Taulant Hatia Shtëpia botuese: Bota Shqiptare Viti: 2018 Fq. 464 Pesha: 0.501 kg. ISBN: 978-9928-00-298-3 Mbi librin I vendosur mes Stambollit dhe Oksfordit, nga vitet 1980 deri në ditët e sotme, "Tri bijat e Evës" është një rrëfim i ndjerë besimi dhe miqësie, tradite dhe modernizmi, dashurie dhe tradhtie të papritur. Perisë, një nënë dhe shtëpiake e pasur turke, gjatë rrugës për në një darkë në një vilë buzë detit në Stamboll, i grabitet çanta nga një lypës. Ndërsa lufton për t'ia rimarrë, nga çanta bie një fotografi e vjetër, ku duken tri vajza dhe profesori i tyre i universitetit. Një relike nga e shkuara dhe një dashuri që Peria përpiqet me dëshpërim ta harrojë. Fotografia e kthen Perinë në Universitetin e Oksfordit, kur ishte nëntëmbëdhjetë vjeç dhe doli për herë të parë jashtë vendit. Te profesori i saj mahnitës dhe rebel, te seminari mbi Zotin që i ndryshoi jetën.
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Librari Arts sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
1 200 lekë
Më i ulëti
1 200 lekë
22 tet 2026
Mesatarja
1 200 lekë
Më i larti
1 200 lekë
22 tet 2026
Tri bijat e Evës, Elif Shafak