
Tri jetët e zotit P.
Në stokPërditësuar dje
Ky produkt shitet nga Booktopia në faqen e vet (booktopia.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Booktopia
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në booktopia.al
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Romane & Letërsi
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 21 tet 2026
Përshkrimi
Tri jetët e zotit P. – Virgjil Muci Tri jetët e zotit P. është një roman për dashurinë. Dashurinë e pakufishme dhe të patjetërsueshme të një njeriu për pushtetin mbi qeniet njerëzore në shprehjen e vet më të plotë, jo vetëm fizikisht, por edhe shpirtërisht. Për hir të këtij misioni, Zoti P. kuturiset e ndërmerr një udhëtim të pazakontë në tri botë: atë të vdekatarëve të rëndomtë, pra Toka; atë të hijeve të përjetshme, Nëntoka; për t’u ndalur në stacionin e fundit, aty ku shtrëngohet të paguajë haraçin: mohimin e vetvetes, për të siguruar përjetësinë. Në qoftë se marrëdhënia e zotit P. me pushtetin është diçka sublime, marrëdhëniet e tij me qeniet e tjera njerëzore janë më të koklavitura dhe rrokin një dimension tragjiko-komik. Rreth zotit P. gëlon një mizëri njerëzish: bashkëpunëtorë, të dashura, ish-miq e shokë, familja madje, që në sytë e tij nuk janë veçse vartës, qenie servile dhe hipokrite që synojnë ta mashtrojnë dhe, në një mënyrë ose një tjetër, t’i rrëmbejnë atë çka është jetike për të: Pushtetin. Edhe pse produkt i fantazisë dhe i trillit artistik, ky roman duhet këqyrur si një autopsi e shpirtit njerëzor, ngase ashtu si të gjitha autopsitë synon të nxjerrë në dritë të diellit të keqen e padukshme që fshihet nën epidermë. Dhe në fund një këshillë për lexuesin: mos u rrek t’i veshësh një emër të përveçëm personazhit dhe/ose personazheve. Kjo do të ishte një përpjekje e kotë, e pafrytshme dhe, në fund të fundit, e padobishme; thënë më shkoqur një grackë ku shkojnë e gremisen naivët e mendjelehtët që nuk shohin përtej hundës së tyre.
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Booktopia sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 21 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
1 000 lekë
Më i ulëti
1 000 lekë
21 tet 2026
Mesatarja
1 000 lekë
Më i larti
1 000 lekë
21 tet 2026
Tri jetët e zotit P.