
Udhëtimi i Parvanës
Në stokPërditësuar më 31 tet 2026
Ky produkt shitet nga Dritan Publishing në faqen e vet (dritanpublishing.com). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Dritan Publishing
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në dritanpublishing.com
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Libra fëmijësh
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 31 tet 2026
Përshkrimi
nga Deborah Ellis # Grupmosha 8-12 vjeç; #Letërsia për të rinj Përktheu: Dritan Koka Numri i Faqeve: 160 Përshkrim i shkurtër Parvana hyri në vendbanimin e vogël, duke ecur me kujdes mes rrënojave. Vështroi ato çka kishin mbetur nga shtëpitë njëdhomëshe. Dyshekë, rrogoza, tenxhere dhe filxhanë çaji qenë shpërndarë gjithandej. E njohu atë pamje. Ishte pamja nxito-për-të-shpëtuar-kokën . Kishte parë shtëpitë e veta në këtë gjendje, kur familja e saj rrëmbente disa sende dhe vraponte para se të vinin bombardimet. Vrau mendjen se ku mund të kishin shkuar banorët e këtyre shtëpive. Mbas gjase ata do të ktheheshin prapë për t’i rindërtuar, kur gjendja të ishte e sigurt. Qëndrimi në atë fshat të braktisur ishte i frikshëm. Ndihej sikur po e vëzhgonin, megjithatë përreth nuk dukej këmbë njeriu. Flladi solli në veshët e saj një angullimë të mekur. Dukej si mjaullimë koteleje. Parvana ndoqi zërin. Angullima vinte nga shtëpia e fundit. Parvana qëndroi te pragu i derës. Një pjesë e tavanit kishte rënë dhe vajza vështroi mbi rrënoja për të parë nga vinte zhurma,pastaj e pa. Nuk ishte kotele. Në një qoshe të dhomës ndodhej një foshnjë, shtrirë në shpinë… Në kohëra skajshmërisht të trishta, “Udhëtimi i Parvanës” na jep një pamje të vërtetë dhe të dhimbshme të situatës në Afganistan, sidoqoftë pa e humbur fillin e kurajës dhe shpresës që mund t’i mbajë fëmijët gjallë edhe në rrethanat më të tmerrshme.
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Dritan Publishing sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 31 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
600 lekë
Më i ulëti
600 lekë
31 tet 2026
Mesatarja
600 lekë
Më i larti
600 lekë
31 tet 2026
Udhëtimi i Parvanës