
Unë jam Malala
Në stokPërditësuar më 31 tet 2026
Ky produkt shitet nga Libraria Onufri në faqen e vet (onufrilibrari.com). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Libraria Onufri
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në onufrilibrari.com
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Libra të tjerë
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 31 tet 2026
Përshkrimi
Autorja e këtij libri bestseller në të gjithë botën, Malala Jusafzai është: E cilësuar një nga 16 adoleshentet më influencuese të vitit nga “Time” E zgjedhur nga People si Heroina e Vitit Fituese e Çmimit Kombëtar Britanik për librin non-fiction të vitit Kur talebanët morën kontrollin e luginës Suat në Pakistan, një vajzë ngriti zërin e saj. Malala Jusafzai refuzoi që ta bënin të heshtte dhe luftoi për të drejtën e saj për t’u arsimuar. Në tetor të vitit 2012, kur ishte pesëmbëdhjetë vjeçe, Malala pothuaj e pagoi këtë gjë me jetën e saj. Atë e qëlluan në kokë, kur po udhëtonte me autobus nga shkolla në shtëpi, dhe pak vetë pritnin që ajo të mbijetonte. Por, në fakt, shërimi heroik i Malalës e ka çuar atë në një udhëtim të jashtëzakonshëm nga një luginë e largët në Pakistanin Verior në korridoret e Shteteve të Bashkuara në Nju Jork. Në moshën gjashtëmbëdhjetëvjeçare, ajo u shfaq si një simbol global i protestës paqësore. Një vit më vonë ajo u bë fituesja më e re në botë Çmimit Nobel për Paqe. E brohoritur nga Shtypi i Asociuar për “detajin që të rrëmben”, “Unë jam Malala” do t’i bëjë lexuesit të besojnë në fuqinë e zërit të një njeriu të vetëm për të frymëzuar ndryshim në botë. Vlerësime për librin “Zëri që rrëzëllin `Unë jam Malala’ është zëri që vazhdon të ndeshet me sfidën e vrasësit. Është zëri i një luftëtareje trime që ende lufton për arsimimin e vajzave. Zëri i një ikone që një ditë mund të jetë në gjendje të kthehet në vendin e saj, por që edhe prej së largu simbolizon kauzën më fisnike.” Shehryar Fazli, Los Angeles Review of Books “I jashtëzakonshëm…një tregim në vetën e parë që duhet lexuar patjetër, i rrugëtimit të Malalës përmes terrorizmit global, i prindërve të saj të guximshëm dhe inkurajues, dhe i vetë luftës së saj për arsimin e vajzave.” Marie Claire “Lartësia e zonjushës Jusafzai si një simbol i paqes dhe guximit është, tashmë e njohur në të gjithë botën.” Salman Masud, New York Times
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Libraria Onufri sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 31 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
1 200 lekë
Më i ulëti
1 200 lekë
31 tet 2026
Mesatarja
1 200 lekë
Më i larti
1 200 lekë
31 tet 2026
Unë jam Malala