
Vagabondi
Në stokPërditësuar më 22 tet 2026
Ky produkt shitet nga Tirana Book në faqen e vet (tiranabook.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Tirana Book
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në tiranabook.al
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Libra të tjerë
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 22 tet 2026
Përshkrimi
Tomasi i Huktonit, pasi i mbijeton betejës së Kresisë, ngarkohet nga mbreti i tij me misionin e rëndësishëm për të kërkuar e zbuluar më shumë rreth reliktit të çuditshëm të trashëguar nga i ati. Thuhej se ky relikt kishte lidhje me Gralin e Shenjtë. Por, Tomasi nuk është personi i vetëm që interesohet për të, janë edhe rivalët e tij, që nuk do të stepeshin para asgjëje. Tashmë, zotërues i këtij sekreti, ai përbën, në të njëjtën kohë, edhe një rrezik tepër serioz për armikun dhe kushëririn e tij, të pakapshmin Gi Veksil. Ende mbetet mister pse ishte vetëm Anglia që rreshtonte në formacionet e luftimit skuadra harkëtarësh të pajisur me armë të tilla vdekjeprurëse, që u bënë, në fakt, padronë të pakundërshtueshëm të fushave të betejave në gjithë Europën, por përgjigjia më e pranueshme e kësaj pyetjeje është se mjeshtëria e shigjetarisë me hark të gjatë ishte një pasion kulminant i anglezëve, që e praktikonin këtë si sport në qindra fshatra. Madje, erdhi një kohë kur ushtrimi me këtë lloj harku u bë i detyrueshëm me ligj, ndoshta se edhe entuziazmi kishte filluar të fashitej. Komente mbi librin “Një vepër tepër mbresëlënëse, me zhvillime të vrullshme, luftë e tortura, dashuri, fitore e disfata.” The Times “Mes një grupi të jashtëzakonshëm aktorësh, mbretër, murgj, kardinalë e mercenarë, Tomasi i kundërvihet përfundimisht një batakçiu të hatashëm… Spikatës me akte heroike, me karaktere të stërholluar e skena drithëruese, ky libër konfirmon edhe një herë famën e Kornuellit si një mjeshtër i vërtetë i romanit historik.” Daily Mail
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Tirana Book sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
1 100 lekë
Më i ulëti
1 100 lekë
22 tet 2026
Mesatarja
1 100 lekë
Më i larti
1 100 lekë
22 tet 2026
Vagabondi