
Vallja e tim eti
Në stokPërditësuar më 31 tet 2026
Ky produkt shitet nga Libraria Onufri në faqen e vet (onufrilibrari.com). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Libraria Onufri
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në onufrilibrari.com
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Libra të tjerë
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 31 tet 2026
Përshkrimi
Vallja e tim eti, romani me të cilin autori nis karrierën artistike, përbëhet nga 16 kapituj, në formë tregimesh, që në tërësi, përmes rrëfimit të personazhit kryesor, Aleksit, japin një pjesë nga jeta e autorit. Aleksi, i lindur në Kaliforni, është biri i një politikani mjaft të njohur. Së bashku me familjen ai shpërngulet në Greqi, për të ndjekur jetën politike të të atit. Aty kalon pjesën më të madhe të fëmijërisë. Ngjarjet, që përshkruhen me ndjeshmëri, vendosen në një sfond grek. Aleksi e familja e tij ecin përmes botës së rrezikshme të politikës bizantine dhe përfshihen nga orteku i revolucionit, diktatura ushtarake dhe përfundimisht mërgimi. Çdo gjë përshkruhet nga këndvështrimi i një fëmije. Ai përpiqet të sjellë për lexuesin disa copëza nga kujtimet e veta. Përshkruan momente të bukura, por edhe të dhimbshme e plot ankth, duke nisur nga fjalimet madhështore të të atit, brohoritjet pa fund dhe respektin e madh deri në adhurim e duke vazhduar pastaj me çaste të dhimbshme, net pa gjumë, burgosjen e të atit. Ai mundohet të paraqesë me hollësi përpjekjet e gjyshes, e cila me çdo kusht kërkon që Aleksi të mësojë gjuhën greke. Sipas saj, për të qenë politikan i sukses-shëm, duhej të mësonte gramatikën, por edhe të fliste e të shkruante bukur.
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Libraria Onufri sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 31 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
700 lekë
Më i ulëti
700 lekë
31 tet 2026
Mesatarja
700 lekë
Më i larti
700 lekë
31 tet 2026
Vallja e tim eti