Vdekja e Amalia Sacerdotes

Vdekja e Amalia Sacerdotes

Në stokPërditësuar më 22 tet 2026

800 lekë

Ky produkt shitet nga Bookland në faqen e vet (bookland.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.

Bookland

Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në bookland.al

Specifikimet kryesore

Kategoria
Romane & Letërsi
Disponueshmëria
Në stok
Përditësuar
22 tet 2026

Përshkrimi

Në origjinal libri titullohet në mënyrë metaforike La rizzagliata (në dialektin sicilian rizzaglio: rrjetë peshkimi). Pra ajo që mbetet në këtë kurth, në këtë rrjetë të ngatërruar komplotesh dhe interesash. Titulli i zgjedhur për botimin në shqip, Vdekja e Amalia Saçerdotes, është edhe titulli i propozuar për filmin që do të realizohet, sipas gjasash shumë shpejt, në Itali. Ky roman është nderuar me Çmimin Ndërkombëtar RBA të Romanit Negra 2008. Ngjarjet marrin shkas nga një ndodhi e kohëve të fundit, Krimi i Garlaskos, siç është quajtur në shtypin italian. Libri sjell një peizazh që i qaset fort kuadrit të përgjithshëm politik: marrëdhënie të padukshme dhe marrëveshje të fshehta ndërmjet pushtetesh të forta, që përfaqësojnë herë-herë ngjyrat e venitura të partive kundërshtare; fërkime e përplasje të korrupsionit; komplote mafioze; nivele të ndryshme të figuracionit dhe shmangieve në gjuhë, që nga shtirja apo maskimi, nga fjalët dykuptimëshe tek ato të lëna përgjysmë, nga fjalë puthadorëse deri tek ato shtrigueset. Pra, dukja të gabon. Dhe nuk ju këshillojmë të zhvishni fjalët dhe të interpretoni faktet. Padepërtueshmëria e politikës i ka lëshuar tentakulat në karriera, në kompanitë publike, në paketat aksionare që kalojnë nga dora në dorë në Bankën e ishullit dhe deri në dhomën e gjumit: në besnikëritë dhe tradhtitë bashkëshortore; dashuritë e vërteta dhe pasionet e diktuara nga taktikat. Vorbulla, që politika shtjell rreth kufomës së një studenteje të vrarë dhe të fejuarit të saj, i cili është marrë si i pandehur, ndiqet e paraqitet në media nga drejtori i emisionit të lajmeve në televizionin shtetëror të ishullit.

Detajet:

Publikuar:22 tetor 2026
Përditësimi i fundit:22 tetor 2026
Paraqitja:Në Shitje
Shpërndaje këtë artikull:

Historia e çmimit

Çmimi i lexuar nga Bookland sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026

Ende pa ndryshime çmimi

Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.

Tani

800 lekë

Më i ulëti

800 lekë

22 tet 2026

Mesatarja

800 lekë

Më i larti

800 lekë

22 tet 2026

Vdekja e Amalia Sacerdotes