
Vella prej shpirti – David Diop
Në stokPërditësuar më 22 tet 2026
Ky produkt shitet nga Leximtari në faqen e vet (leximtari.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Leximtari
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në leximtari.al
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Romane & Letërsi
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 22 tet 2026
Përshkrimi
Në frontin perëndimor, në llogoret franceze, mes ushtarëve të bardhë me pantallonat e tyre të kuqe të shndritshme spikasin tirajerët senegalezë, “çokollatat e Afrikës së zezë”, siç i quan kapiteni Armand. Para çdo sulmi kundër armikut gjerman, kapiteni nuk harron t’u kujtojë se ata janë krenaria e Francës, “më trimat mbi trima”, një tmerr i vërtetë për armiqtë që frikësohen nga “njerëzit e egër të zinj, kanibalët, zulutë”. Senegalezët qeshin të kënaqur dhe hidhen përpara me shikim të çmendur e me pushkë në dorë, sapo në llogore dëgjohet bilbili i kapitenit. Mes tyre janë edhe Alfa Ndiaji dhe Mademba Diopi, dy luftëtarë senegalezë që luftojnë nën flamurin francez. Një ditë, megjithatë, Mademba plagoset për vdekje dhe i kërkon tri herë Alfës t’i japë goditjen e mëshirës. Tri herë Alfa refuzon, dhe pas një agonie të gjatë dhe të tmerrshme, Mademba vdes. I mbetur vetëm në marrëzinë e kasaphanës, Alfa humbet arsyen. Ai, fshatari i ardhur nga Afrika, shpërndan vdekjen mbi këtë tokë pa emër. I shkëputur nga gjithçka, madje edhe nga vetvetja, çliron dhunën më të egër, mbjell tmerr, deri aty sa të frikësojë edhe shokët e armëve. REVIEWS “Një eksplorim i thellë i shpirtit njerëzor”. J.M. Le Clézio (Shkrimtar marokeno – francez, nobelist) “Ky roman është një mrekulli. I shkruar me një stil të thjeshtë, thuajse naiv, por mahnitës, flet me një delikatesë prekëse për tragjedinë e llogoreve”. Tahar Ben Jelloun (Shkrimtar maroken) “Mizoria e papërshkrueshme e fushëbetejës, e ndërt- hurur me një odë të bukur për miqësinë universale”. Le Journal du Dimanche (Gazeta e të Dielës)
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Leximtari sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
850 lekë
Më i ulëti
850 lekë
22 tet 2026
Mesatarja
850 lekë
Më i larti
850 lekë
22 tet 2026
Vella prej shpirti – David Diop