Vetëbesimi dhe ese të zgjedhura

Vetëbesimi dhe ese të zgjedhura

Në stokPërditësuar më 31 tet 2026

1 000 lekë

Ky produkt shitet nga Libraria Onufri në faqen e vet (onufrilibrari.com). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.

Libraria Onufri

Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në onufrilibrari.com

Specifikimet kryesore

Kategoria
Libra të tjerë
Disponueshmëria
Në stok
Përditësuar
31 tet 2026

Përshkrimi

“E gjej veten aq afër Emerson-it sa mëdyshem ta lavdëroj, sepse kam frikë se lavdëroj veten”. – Friedrich Nietzsche Gjatë gati gjysmë shekulli që nga shfaqja në skenën amerikane si një zë origjinal i besimit kombëtar në individualizëm, optimizëm, natyrë dhe reforma sociale, fjalët e Ralph Waldo Emerson-it (1803-1882) nxitën bashkatdhetarët e tij të aspironin për një nivel ideal të mendimit njerëzor dhe aftësi veprimi të paimagji- nueshme për brezat e mëparshëm të amerikanëve. Emerson mbajti gjatë jetës së tij rreth një mijë e pesëqind leksione publike për filozofinë, jetën amerikane, historinë letrare, natyrën dhe kulturën, si dhe shkroi një mori esesh mbi tema të ndryshme, si vetëbesimi, miqësia, dashuria, politika, karakteri, fuqia, pasuria, pjesë e kësaj përmbledhjeje me shkrime të zgjedhura. Vetëbesimi (1841) përbën një nga tekstet themelore jo vetëm të vendit të tij, por të historisë dhe kulturës në përgjithësi. Besimtar i patundur te jokon- formizmi, Emerson kremton individin dhe thekson vlerën e dëgjimit të zërit të brendshëm unik te secili prej nesh, edhe kur ai sfidon pritshmëritë e shoqërisë. Ky vëllim përmban edhe ligjëratën e famshme të mbajtur në Kembrixh, Dijetari amerikan (1837), një thirrje për një brez të ri studiuesish që të shkë- puten nga varësia e tyre nga imitimi i modeleve klasike dhe europiane në artin dhe mendimin e tyre. Oliver Wendell Holmes, i cili ishte i pranishëm, e quajti “fjalim madhështor” dhe “deklarata intelektuale e pavarësisë”.

Detajet:

Publikuar:30 tetor 2026
Përditësimi i fundit:30 tetor 2026
Paraqitja:Në Shitje
Shpërndaje këtë artikull:

Historia e çmimit

Çmimi i lexuar nga Libraria Onufri sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 31 tet 2026

Ende pa ndryshime çmimi

Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.

Tani

1 000 lekë

Më i ulëti

1 000 lekë

31 tet 2026

Mesatarja

1 000 lekë

Më i larti

1 000 lekë

31 tet 2026

Vetëbesimi dhe ese të zgjedhura