Vilajeti i Kosovës (1877-1912)

Vilajeti i Kosovës (1877-1912)

Në stokPërditësuar më 31 tet 2026

1 200 lekë

Ky produkt shitet nga Libraria Onufri në faqen e vet (onufrilibrari.com). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.

Libraria Onufri

Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në onufrilibrari.com

Specifikimet kryesore

Kategoria
Libra të tjerë
Disponueshmëria
Në stok
Përditësuar
31 tet 2026

Përshkrimi

Vilajeti i Kosovës 1877-1912 është një studim me të dhëna shumë interesante për historinë e Kosovës nën administrimin osman. Autorja, duke u mbështetur në burime të shumta e të panjohura arkivore, në shtypin e kohës dhe në studimet e autorëve të huaj e vendës, ka përgatitur një punim origjinal dhe thellësisht shkencor. Ndër të tjera, nënvizohet se, për të kuptuar historinë e Ballkanit, është e domosdoshme të njohësh historinë e Kosovës, sepse Kosova, ky territor autokton shqiptar, ndër shekuj është bërë mikpritësja dhe streha e sigurt e kombësive që janë vendosur në këtë krahinë gjatë periudhave të ndryshme historike. Vend të veçantë kanë çështje të jetës politike, ekonomike, ushtarake, të strukturës administrative, etnike, sociale, arsimore, fetare, kulturore etj., që nga krijimi i Kosovës si vilajet më vete, më 1877, e deri në vitin 1912, kur u shkëput nga Perandoria Osmane. Vëmendje të veçantë kanë edhe ngjarjet e rëndësishme, si: krijimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, qershor 1878, lëvizjet kryengritëse shqiptare, pakënaqësitë kundrejt administratës osmane qendrore dhe lokale; lëvizje që arritën kulmin me kryengritjet e vitit 1910-1912 dhe përgatitën kushtet e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912. Njëkohësisht, nënvizohet roli i madh i intelektualëve shqiptarë për hapjen e shkollave shqipe, për zhvillimin e kulturës shqiptare dhe arritjen e objektivit kryesor të kësaj Lëvizjeje Kombëtare, pavarësisë.

Detajet:

Publikuar:30 tetor 2026
Përditësimi i fundit:30 tetor 2026
Paraqitja:Në Shitje
Shpërndaje këtë artikull:

Historia e çmimit

Çmimi i lexuar nga Libraria Onufri sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 31 tet 2026

Ende pa ndryshime çmimi

Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.

Tani

1 200 lekë

Më i ulëti

1 200 lekë

31 tet 2026

Mesatarja

1 200 lekë

Më i larti

1 200 lekë

31 tet 2026

Vilajeti i Kosovës (1877-1912)