Vita

Vita

Në stokPërditësuar dje

1 050 lekë

Ky produkt shitet nga Albas në faqen e vet (albas.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.

Albas

Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në albas.al

Specifikimet kryesore

Kategoria
Libra të tjerë
Disponueshmëria
Në stok
Përditësuar
21 tet 2026

Përshkrimi

Nju-Jork, 1903: në qytetin e shanseve të mëdha, ku zbarkojnë dymbëdhjetë mijë të huaj çdo ditë, ku italianët shihen si kriminelë dhe të prapambetur, mbërrijnë prej fshatit Tufo të Minturnos, një provincë e Kazertës, Diamanti dhe Vita, dy fëmijë, dymbëdhjetë e nëntë vjeç. Ai i heshtur, krenar dhe trim. Ajo instiktive, xheloze dhe e aftë të zhvendosë objektet vetëm me shikim. Në një pension të mbrapshtë në Prince Street, në lagjen mjerane të italianëve në periferi të qytetit, i pret Anjeloja, babai i Vitës, bashkë me gruan me të cilën bashkëjeton, Lenën, si dhe Rokoja, Xheremia, Coca-Cola, e mbi të gjitha, Amerika. Mes urisë, peripecive, kërcënimeve të Dorës së Zezë e të një babai të dhunshëm, dy fëmijët të lidhur fort pas njëri-tjetrit nga një pasion i hershëm dhe i parakohshëm, zbulojnë së bashku vdekjen dhe alfabetin, ngasjet, seksin, dashurinë, tradhtinë dhe besnikërinë. Në dhjetë vjet, Diamanti, gjithnjë në pritje të një fati më të mirë, do të punojë si gazetashitës, mbledhës plehrash, çirak në një agjenci funeralesh, ujësjellës në hekurudha, mbajtës veglash në një shoqëri prodhimi filmash me kauboj; Vita do të sajojë lule artificiale, do të bëhet hajdute, rrugaçe, kuzhiniere, e dashura e një banditi, shitëse puthjesh, fjalësh e shtëpish të paqena – të dy fort të bindur se do të gjejnë lumturinë e njohur me ligj, si një e drejtë që u takon sipas Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Por ëndrrat e tyre të brishta nuk është e thënë të realizohen, së paku, jo në Nju-Jork dhe jo për të dy së bashku. Dyzet vjet më pas, më 1944, biri amerikan i Vitës shkon në Itali të luftojë në Frontin e Jugut me Ushtrinë Amerikane, pikërisht pranë lumit Guariliano të fshatit Tufo, dhe të kërkojë njeriun që mund të kishte qenë i ati i tij. Aventuresk e mahnitës si roman, por “Vita” nuk është vetëm roman. Dy fëmijët kanë ekzistuar vërtet, ashtu si dhe pensioni dhe personazhet e kësaj historie marramendëse. Shkrimtarja, Melania G. Mazzuço, për ta shkruar ka kërkuar rrënjët e historisë së familjes së saj duke u bazuar në rrëfimet e të atit dhe të xhaxhait të verbër; ka gjetur dokumente dhe të dhëna në gazetat e kohës, në letër këmbimet private, në arkivat e policisë së Bruklinit, në listat e udhëtarëve të anijeve, në dosjet e Shoqërive Amerikane të Hekurudhave. Romani “Vita” i Melania G. Mazzucco u përkthye nga Mimoza Hysa dhe u botua nga Albas.

Detajet:

Publikuar:21 tetor 2026
Përditësimi i fundit:21 tetor 2026
Paraqitja:Në Shitje
Shpërndaje këtë artikull:

Historia e çmimit

Çmimi i lexuar nga Albas sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 21 tet 2026

Ende pa ndryshime çmimi

Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.

Tani

1 050 lekë

Më i ulëti

1 050 lekë

21 tet 2026

Mesatarja

1 050 lekë

Më i larti

1 050 lekë

21 tet 2026

Vita