Vrasje në shtëpinë Flit

Vrasje në shtëpinë Flit

Në stokPërditësuar dje

1 400 lekë

Ky produkt shitet nga Bookland në faqen e vet (bookland.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.

Bookland

Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në bookland.al

Specifikimet kryesore

Kategoria
Romane & Letërsi
Disponueshmëria
Në stok
Përditësuar
22 tet 2026

Përshkrimi

Autorja e sagës “7 motrat”, Lucinda Riley vjen me një tjetër roman para lexuesit shqiptar. Kësaj radhe me një fiction të zhanrit mister, “Vrasje në shtëpinë Flit”, ku një shtëpi si ajo e familjes Flit mban sekretet më të mistershme që mund të kenë ndodhur ndonjëherë….Vdekja e papritur e një nxënësi në Shtëpinë Flit të Shën Stivenit – një shkollë e vogël private me konvikt, në zemër të Norfolkut – është një ngjarje tronditëse, të cilën drejtori ngutet ta quajë aksident tragjik. Por policia lokale nuk përjashton mundësinë e ndonjë loje të ndyrë, ndaj ky rast e detyron inspektoren Xhazminë Hantër të kthehet në detyrë. Xhazi, siç e thërrasin miqtë, ka hequr dorë nga karriera policore në Londër, për disa arsye, por pranon të përballet me hetimin për t’i bërë një nder ish-shefit të saj. Së bashku me Majëllsin, rreshterin besnik, Xhazi hyn në botën e mbyllur të shkollës dhe fillon të hetojë rrethanat që çuan në vdekjen tragjike të Çarli Kavendishit. Ndërkaq, ngjarjet marrin një tjetër kthesë shqetësuese. Del se Çarli ka qenë një djalë arrogant dhe i vrazhdë me të tjerët, ndaj janë shumë ata që kanë pasur motivin dhe mundësinë për t’ia ndërruar ilaçet që ai merrte çdo ditë, për të mbajtur nën kontroll epilepsinë. Ndërsa stafi i shkollës nuk është aspak bashkëpunues me policinë, zhdukja e një nxënësi në moshë më të re dhe vdekja e një profesori të moshuar të letërsisë klasike i japin Xhazit pista të rëndësishme, që e ndërlikojnë edhe më shumë hetimin: bora mbulon anekënd vendin, një tjetër i dyshuar zhduket, Xhazi duhet të përballet edhe me demonët e saj personalë… Një zbulim veçanërisht i trishtuar në shkollë e bën këtë hetim për vrasje më sfiduesin në karrierën e saj. Sepse Shtëpia Flit fsheh sekrete më të errëta nga sa mund të kishte imagjinuar ndonjëherë edhe vetë Xhazi…

Detajet:

Publikuar:22 tetor 2026
Përditësimi i fundit:22 tetor 2026
Paraqitja:Në Shitje
Shpërndaje këtë artikull:

Historia e çmimit

Çmimi i lexuar nga Bookland sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026

Ende pa ndryshime çmimi

Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.

Tani

1 400 lekë

Më i ulëti

1 400 lekë

22 tet 2026

Mesatarja

1 400 lekë

Më i larti

1 400 lekë

22 tet 2026

Vrasje në shtëpinë Flit