VT COSMETICS PDRN Essence 100

VT Cosmetics

VT COSMETICS PDRN Essence 100

Në stokPërditësuar më 22 tet 2026

Në 2 dyqane
Çmimi më i mirë nga 2 dyqaneKurseni 478 lekë
€30≈ 2 722 lekë

Ky produkt shitet nga Koral Secrets Kosova në faqen e vet (koralsecretskosova.com). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.

Koral Secrets Kosova

Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në koralsecretskosova.com

Specifikimet kryesore

Marka
VT Cosmetics
Kategoria
Serum
Disponueshmëria
Në stok
Përditësuar
22 tet 2026

Ofertat për këtë produkt

I njëjti model dhe variant, te çdo shitës — renditur nga më i liri.

  • Koral Secrets KosovaMë e lira

    Në stokkoralsecretskosova.com

    2 722 lekë
    Po e shikoni
  • Koral Secrets

    Në stokkoralsecrets.al

    3 200 lekë+478 lekë

Përshkrimi

VT Cosmetics PDRN Essence 100 është një esencë rigjeneruese inovative, e formuluar me 10% PHYTO PDRN të përftuar nga ginsengu korean, që ofron një alternativë vegane dhe natyrale për rigjenerimin e lëkurës. Kjo teknologji vepron duke stimuluar prodhimin e kolagjenit dhe duke nxitur rigjallërimin e qelizave, për të përmirësuar elasticitetin dhe vitalitetin e lëkurës. Tekstura e saj “milky” përthithet lehtësisht, pa lënë ndjesi ngjitjeje, duke ofruar një hidratim të thellë dhe një pamje të lëkurës më të butë, të plotë dhe me shkëlqim natyral. Përveç PDRN-së, formula është e pasur me keramide, që forcojnë barrierën mbrojtëse të lëkurës; niacinamide, e cila ndihmon në njëtrajtësimin e tonit dhe reduktimin e njollave; si dhe me përbërës të tjerë si panthenol, squalane, polyglucuronic acid dhe allantoin, të cilët ofrojnë hidratim afatgjatë, qetësim dhe rikuperim nga irritimet. Me përdorim të rregullt, kjo esencë ndihmonnë reduktimin e linjave të holla dhe shenjave të lodhjes, duke i dhënë lëkurës një pamje më rinore dhe me plot shkëlqim Këshillë : Mund ta përdorni esencën si një “primer” para make-up-it ose të përzieni 1–3 pika prej saj me fondatinën për të krijuar një pamje me më shkëlqim dhe me teksturë më të butë. **Kjo esencë ka kaluar testin e irritimit të lëkurës dhe ka rezultuar me index 0.0. Formula e tij është hipoalergjike, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale. *30ml Përdorimi Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë dhe qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Shmangni zonën rreth syve dhe buzëve. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Këshillohet të përdoret si hap i dytë mbas një nga llojet e trajtimive të VT COSMETICS Reedle Shot. Përbërësit Përbërësit "magjik" 10% PHYTO PDRN, keramide, niacinamide, panthenol, squalane, polyglucuronic acid, allantoin Lista e plotë e përbërësve Water, Isopropyl Myristate, Caprylic/Capric Triglyceride, Cetyl Ethylhexanoate, Glycerin, Propanediol, Niacinamide, Polyglyceryl-2 Dipolyhydroxystearate, PEG-30 Dipolyhydroxystearate, Polyglyceryl-3 Diisostearate, 1,2-Hexanediol, Tocopherol, Hydroxyacetophenone, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Arginine, Adenosine, Ceramide NP, Adansonia Digitata Seed Oil, Disodium EDTA, Hydrogenated Lecithin, Allantoin, Squalane, Panthenol, Polyglucuronic Acid, Ceramide AS, Ceramide NS, Ceramide AP, Ceramide EOP, Panax Ginseng Root Extract, Sodium DNA Marka Marka VT Cosmetics është një markë e njohur koreane e kujdesit të lëkurës, e krijuar nga YouTuberja dhe influencerja koreane, Tae Yeon. Ajo filloi si një kanal YouTube ku ndau këshilla dhe teknika për kujdesin e lëkurës. Me kalimin e kohës, ajo mori një interesim të madh nga ndjekësit dhe u vendos të krijojë linjën e saj të produkteve të kujdesit të lëkurës, e cila u bë e njohur për produktet e saj efektive dhe inovative. Produktet e VT Cosmetics përdorin përbërës natyralë dhe teknologji të avancuar për të ofruar zgjidhje efektive për çdo problematikë që mund të hasi një lëkurë. Marka është e famshme për maskat e fytyrës dhe produkte të tjera për pastrimin, hidratimin dhe mbrojtjen e lëkurës. Ajo ka arritur një sukses të madh në tregun koreane dhe më gjerë për shkak të cilësisë së lartë të produkteve dhe angazhimit të saj për inovacion dhe përdorimin e përbërësve të natyrshëm.

Detajet:

Publikuar:21 tetor 2026
Përditësimi i fundit:22 tetor 2026
Paraqitja:Në Shitje
Shpërndaje këtë artikull:

Historia e çmimit

Çmimi i lexuar nga Koral Secrets Kosova sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026

Ende pa ndryshime çmimi

Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.

Tani

2 722 lekë

Më i ulëti

2 722 lekë

22 tet 2026

Mesatarja

2 722 lekë

Më i larti

2 722 lekë

22 tet 2026

VT COSMETICS PDRN Essence 100