VT COSMETICS Reedle Shot Cleanser

VT COSMETICS Reedle Shot Cleanser

Në stokPërditësuar dje

1 800 lekë

Ky produkt shitet nga Koral Secrets në faqen e vet (koralsecrets.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.

Koral Secrets

Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në koralsecrets.al

Specifikimet kryesore

Kategoria
Pastrim fytyre
Disponueshmëria
Në stok
Përditësuar
21 tet 2026

Përshkrimi

VT COSMETICS Reedle Shot Cleanser është një inovacion në procesin e pastrimit të fytyrës, i krijuar për të përgatitur lëkurën për një përthithje maksimale të produkteve pasuese. Ky pastrues nuk është thjesht një larës i zakonshëm, por një trajtim funksional që përdor teknologjinë unike CICA REEDLE (mikro-gjilpëra), i cili ndihmon në përmirësimin e përthithjes dhe në nxitjen e rigjenerimit qelizor. Formula e tij është e pasur me kompleksin Cica Hyalon, i cili kombinon fuqinë qetësuese të Centella Asiatica me hidratimin intensiv të tre llojeve të acidit hialuronik, duke siguruar një pastrim në thellësi pa e irrituar lëkurën. Nga ana tjetër, prania e Triple Amino Acideve ndihmon në ruajtjen e barrierës mbrojtëse, ndërsa prania e LHA-së ndihmon për të eliminuar sebumin e tepërt dhe papastërtitë që bllokojnë poret. Ky pastrues është i përshtatshëm për çdo tipologji lëkure, veçanërisht për ata që kërkojnë të përmirësojnë teksturën dhe të rrisin efikasitetin e produkteve që aplikojnë më pas. Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial. *80ml Përdorimi Njomeni fytyrën me ujë të vakët dhe merrni një sasi të vogël nga larësi. Shkumojeni mirë nëpër duar dhe aplikojeni në lëkurë, duke e masazhuar atë me lëvizje rrethore. Shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të bollshëm. Përbërësit Përbërësit "magjik" CICA REEDLE, Cica Hyalon, Triple Amino Acide, LHA Lista e plotë e përbërësve Water, Palmitic Acid, Stearic Acid, Lauric Acid, Myristic Acid, Potassium Hydroxide, Glycerin, PEG-90, Cocamidopropyl Betaine, Glyceryl Stearate, Gluconolactone, Capryloyl Salicylic Acid, Saururus Chinensis Extract, Persea Gratissima (Avocado) Fruit Extract, Houttuynia Cordata Extract, Salicornia Herbacea Extract, Bambusa Vulgaris Extract, Eclipta Prostrata Extract, Origanum Vulgare Leaf Extract, Chamaecyparis Obtusa Leaf Extract, Salix Alba (Willow) Bark Extract, Portulaca Oleracea Extract, Cinnamomum Cassia Bark Extract, Scutellaria Baicalensis Root Extract, Lactobacillus/Soybean Ferment Extract, Sodium Hyaluronate, Madecassoside, Madecassic Acid, Asiaticoside, Asiatic Acid, Propolis Extract, Centella Asiatica Extract, PEG-100 Stearate, Polyquaternium-7, Potassium Cocoyl Glycinate, Sodium Chloride, Disodium EDTA, 1,2-Hexanediol, Sodium Polyacrylate, Tocopheryl Acetate, Butylene Glycol, Silica, Carbomer, PEG-14M Marka Marka VT Cosmetics është një markë e njohur koreane e kujdesit të lëkurës, e krijuar nga YouTuberja dhe influencerja koreane, Tae Yeon. Ajo filloi si një kanal YouTube ku ndau këshilla dhe teknika për kujdesin e lëkurës. Me kalimin e kohës, ajo mori një interesim të madh nga ndjekësit dhe u vendos të krijojë linjën e saj të produkteve të kujdesit të lëkurës, e cila u bë e njohur për produktet e saj efektive dhe inovative. Produktet e VT Cosmetics përdorin përbërës natyralë dhe teknologji të avancuar për të ofruar zgjidhje efektive për çdo problematikë që mund të hasi një lëkurë. Marka është e famshme për maskat e fytyrës dhe produkte të tjera për pastrimin, hidratimin dhe mbrojtjen e lëkurës. Ajo ka arritur një sukses të madh në tregun koreane dhe më gjerë për shkak të cilësisë së lartë të produkteve dhe angazhimit të saj për inovacion dhe përdorimin e përbërësve të natyrshëm.

Detajet:

Publikuar:21 tetor 2026
Përditësimi i fundit:21 tetor 2026
Paraqitja:Në Shitje
Shpërndaje këtë artikull:

Historia e çmimit

Çmimi i lexuar nga Koral Secrets sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 21 tet 2026

Ende pa ndryshime çmimi

Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.

Tani

1 800 lekë

Më i ulëti

1 800 lekë

21 tet 2026

Mesatarja

1 800 lekë

Më i larti

1 800 lekë

21 tet 2026

VT COSMETICS Reedle Shot Cleanser