
Vuajtjet e djaloshit Verter
Në stokPërditësuar më 22 tet 2026
Ky produkt shitet nga Leximtari në faqen e vet (leximtari.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Leximtari
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në leximtari.al
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Romane & Letërsi
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 22 tet 2026
Përshkrimi
Gjeniu që ndezi shkëndijën e romantizmit në Europë Me botimin e romanit “Vuajtjet e djaloshit Verter” në vitin 1774, Johan Volfgang fon Gëte ndihmoi fuqimisht në krijimin e lëvizjes së romantizmit. Ai ofroi pasqyrën e një fjalori të ndjeshëm të shqetësimeve të të rinjve, i cili vazhdon të jetë thellësisht aktual edhe në ditët e sotme. Pasuria e jetës psikike të Verterit dhe synimi i tij i dëshpëruar për zhvillimin e lirë të personalitetit, bien në një kundërshti të dhimbshme me konvencionet e ngurta shoqërore. Kjo përplasje tragjike do ta shtyjë Verterin drejt një fundi fatal. Romani, i shkruar mjeshtërisht në formë epistolare (në formë letrash), korri një sukses të çmuar dhe të paparë. Ndikimi i tij ishte aq masiv saqë lindi shprehja “verterizëm” , me të cilën nënkuptohet sentimentalizmi i tepërt, ngarkimi emocional dhe madje moda e imitimit të veshjes së Verterit e pikëpamjeve të tij mbi botën. Personazhet në këtë vepër bazohen në persona të vërtetë nga jeta e vetë Gëtes. Figura e Verterit është inspiruar nga ngjarja tragjike e mikut të tij, i cili, i dëshpëruar për shkak të dashurisë, kreu vetëvrasje. Romani bëri një jehonë të jashtëzakonshme në kohën e vet. Për një periudhë pati madje edhe parfum “Eau de Werther”, dhe vepra shërbeu si frymëzim i thellë për krijime të tjera madhore. Nga opera “Verteri” e kompozitorit francez Zhyl Masenet, e deri te romani i famshëm “Frankenshtajni” i Meri Shelit, ku përbindëshi mëson se si të bëhet njeri pikërisht duke lexuar “Verterin”. Një thesar i letërsisë klasike që e ka vendin në çdo bibliotekë!
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Leximtari sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
595 lekë
Më i ulëti
595 lekë
22 tet 2026
Mesatarja
595 lekë
Më i larti
595 lekë
22 tet 2026
Vuajtjet e djaloshit Verter