
Xhejmsi
Në stokPërditësuar dje
Ky produkt shitet nga Booktopia në faqen e vet (booktopia.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Booktopia
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në booktopia.al
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Romane & Letërsi
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 21 tet 2026
Përshkrimi
Xhejmsi – Percival Everett Një ripërfytyrim brilant i aventurave të Hakëlberi Finit, sa tronditës aq edhe satirik, i treguar nga këndvështrimi i skllavit Xhim. Kur skllavi Xhim dëgjon se do t’i shitet një burri në Nju Orlins, i ndarë përgjithmonë nga e bija dhe gruaja, vendos të arratiset e të fshihet në ishullin Xhekson aty pranë, për të hartuar një plan shpëtimi për familjen. Ndërkohë, Hak Fini ka falsifikuar vdekjen e vet për t’i shpëtuar të atit të dhunshëm, i cili është kthyer së fundmi në qytet. Siç e dinë të gjithë lexuesit e Aventurave të Hakëlberi Finit , kështu fillon udhëtimi i rrezikshëm – me trap, teposhtë lumit Misisipi – i këtyre dy personazheve të paharrueshme të letërsisë amerikane drejt premtimit të pakapshëm dhe shpesh të pabesueshëm të Shteteve të Lira. Percival Everetti e merr kryeveprën e Mark Tueinit dhe e tregon historinë nga një perspektivë e ndryshme, ajo e Xhejmsit, i njohur nga të gjithë si Xhimi, duke zbuluar inteligjencën, dashurinë, përkushtimin, guximin dhe humanizmin e NJERIUT, që bëhet protagonisti i vërtetë i romanit. Një burrë që vendos të zgjedhë lirinë me çdo kusht, për t’u quajtur me emrin e tij të vërtetë, Xhejms dhe jo Xhim, nofka përçmuese që përdornin të bardhët për të treguar personat me ngjyrë. Me humorin, zgjuarsinë, stilin dhe mprehtësinë që e dallojnë dhe e kanë bërë një nga shkrimtarët më të rëndësishëm të brezit të tij, Percival Everetti sjell një roman që e magjeps lexuesin nga faqja e parë deri në të fundit dhe që do të bëhet, sipas kritikëve dhe lexuesve, një gur themeli në historinë e letërsisë amerikane. Xhejmsi është një libër i shkëlqyer që tregon pa frikë historinë e vërtetë të Amerikës, abuzimet dhe dhunën që e kanë shënjuar.
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Booktopia sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 21 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
1 200 lekë
Më i ulëti
1 200 lekë
21 tet 2026
Mesatarja
1 200 lekë
Më i larti
1 200 lekë
21 tet 2026
Xhejmsi