Zbuluesi

Zbuluesi

Në stokPërditësuar më 22 tet 2026

2 000 lekë

Ky produkt shitet nga Bookland në faqen e vet (bookland.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.

Bookland

Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në bookland.al

Specifikimet kryesore

Kategoria
Romane & Letërsi
Disponueshmëria
Në stok
Përditësuar
22 tet 2026

Përshkrimi

Kur, në moshën shtatëmbëdhjetëvjeçare, hyn në Institutin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare (MGIMO) në Moskë, Sergei Zhirnov nuk e imagjinon aspak që, së shpejti, hapat e tij do të drejtohen nga KGB-ja. Megjithatë, kjo e fundit e ka zgjedhur për ta pranuar në elitën më të lartë të “kopesë” së saj të spiunëve: “zbuluesve”. Kështu emërtohen “ilegalët”, misioni i të cilëve është të infiltrohen në thellësi, dhe për një periudhë afatgjatë, në gjirin e armikut perëndimor, duke u hequr si një prej njerëzve të tij. Është një përgatitje klandestine, që zhvillohet jashtë rrugëve tradicionale, duke e detyruar të zgjedhurin të ndjekë në vendin e vet rrugëtimin klasik të një qytetari, njëherësh me atë të një agjenti të fshehtë. Kur shërbimi e vlerëson se është gati, zbuluesi hyn në Shkollën e Pyllit, vendi më misterioz i BRSS-së, për të ndjekur kursin e përbashkët të oficerëve të KGB-së. Por edhe aty, asnjë prej shefave të tij, asnjë prej shokëve të kursit, nuk do ta marrë vesh që ai është i destinuar për një karrierë “ilegali”. Pak nga pak, Sergei do të mësojë të gënjejë, të mashtrojë, të manipulojë, deri aty sa të depërtojë në ENA, në Paris, për të pikasur “shënjestrat” e mundshme që fshihen në këtë inkubator të funksionarëve të lartë të ardhshëm francezë dhe të huaj. Nga fëmijëria te misionet e tij, ndjekim jetën e përditshme të jashtëzakonshme të Sergei Zhirnovit, në një vend të madh, ku komunizmi sundon ende, por duke i pasur ditët të numëruara. Së bashku me të ndjekim rënien e Bashkimit Sovjetik dhe të krahut të tij të armatosur, KGB-së. Me të, zbulojmë teknikat e spiunazhit, kompromatet, spetsnaz-ët, tradhtarët që ekzekutohen. Më në fund, duke qenë se natyra nuk e duron boshllëkun, Sergei Zhirnov do të shohë rilindjen e hidrës çekiste me krijimin e SVR-së dhe të FSB-së. Që nga kjo kohë, ai hedh një vështrim të mprehtë mbi përdorimin e shërbimeve sekrete në Rusinë e Vladimir Putinit, një njeri i errët, me të cilin është ndeshur disa herë gjatë jetës së tij.

Detajet:

Publikuar:22 tetor 2026
Përditësimi i fundit:22 tetor 2026
Paraqitja:Në Shitje
Shpërndaje këtë artikull:

Historia e çmimit

Çmimi i lexuar nga Bookland sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026

Ende pa ndryshime çmimi

Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.

Tani

2 000 lekë

Më i ulëti

2 000 lekë

22 tet 2026

Mesatarja

2 000 lekë

Më i larti

2 000 lekë

22 tet 2026

Zbuluesi