Një minutë më parë

Një minutë më parë

Në stokPërditësuar dje

680 lekë

Ky produkt shitet nga Leximtari në faqen e vet (leximtari.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.

Leximtari

Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në leximtari.al

Specifikimet kryesore

Kategoria
Romane & Letërsi
Disponueshmëria
Në stok
Përditësuar
22 tet 2026

Përshkrimi

Ndonjëherë rivalëve u duhet vetëm një putër qeni që t’i ndihmojë… Mjafton vetëm një ditë në shkollën e tyre të re që Parkeri dhe Sveni të bëhen armiq të betuar. Të dy adoleshentët mbartin mbi supe pesha të rënda nga e kaluara, por i përballojnë ato në mënyra krejtësisht të ndryshme. Parkeri ka kaluar një verë të tmerrshme dhe tani dëshiron vetëm një gjë: të jetë e padukshme në sytë e të gjithëve. Nga ana tjetër, Sveni është i vendosur të bëjë përshtypje me çdo kusht. Ai dëshiron me dëshpërim të njihet për diçka tjetër, përveçse si “ai djali i gjorë me epilepsi”. Rrugët e tyre, tashmë të ndara nga armiqësia, përplasen papritur kur Parkeri bën një zbulim tronditës. Qeni i saj i dashur, Alaska, të cilin familja u detyrua ta largonte nga shtëpia vitin e kaluar, tani i përket Svenit si një qen asistence. Për Parkerin, kjo është e papranueshme dhe ajo vendos ta marrë Alaskën përsëri, me çdo kusht. Sigurisht, kjo është shumë më e lehtë të thuhet sesa të bëhet… Shkrimtarja Anna Woltz (në shqipërimin e Grejsa Ymeri-Böhl) na sjell një roman të jashtëzakonshëm ku një konflikt i ashpër kthehet në një rrugëtim të papritur mirëkuptimi. “Një minutë më parë” është një libër ku armiqtë zbulojnë se, ndonjëherë, i vetmi person që mund të të kuptojë vërtet është ai që fillimisht e urreje, dhe lidhja mes tyre mund të ndërtohet përmes dashurisë për një qen besnik.

Detajet:

Publikuar:22 tetor 2026
Përditësimi i fundit:22 tetor 2026
Paraqitja:Në Shitje
Shpërndaje këtë artikull:

Historia e çmimit

Çmimi i lexuar nga Leximtari sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026

Ende pa ndryshime çmimi

Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.

Tani

680 lekë

Më i ulëti

680 lekë

22 tet 2026

Mesatarja

680 lekë

Më i larti

680 lekë

22 tet 2026

Një minutë më parë