
Rrënjët në zemër ‒ trashegimi kulturore
Në stokPërditësuar më 22 tet 2026
Ky produkt shitet nga Leximtari në faqen e vet (leximtari.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Leximtari
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në leximtari.al
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Libra fëmijësh
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 22 tet 2026
Përshkrimi
Një udhëtim ndër breza dhe një udhërrëfyes i trashëgimisë sonë shpirtërore I konceptuar si botim dygjuhësh shqip-anglisht, ky libër vjen si një informacion i përmbledhur dhe udhërrëfyes në njohjen e identitetit shqiptar, duke qenë gjithashtu tepër tërheqës për turistët që dëshirojnë të mësojnë më shumë për kulturën tonë apo ta marrin si një suvenir të çmuar. Ky projekt ndërkombëtar u krijua për shqiptarët kudo që janë: në Shqipëri, Kosovë dhe Diasporë, për të lidhur brezat, për të forcuar ndjenjën e unitetit dhe për të mbajtur gjallë lidhjen e pashkëputur me rrënjët tona. Libri ndërthur pasurinë e thesarit tonë historiko-kulturor: • Jetën e figurave të shquara kombëtare dhe gjeografinë e ngjarjeve të mëdha. • Muzetë, veprat e artit, veshjet tradicionale dhe zakonet. • Festat, simbolet, legjendat, folklorin, kështjellat dhe fjalët e urta. • Bukuritë e natyrës, vallet, pullat postare dhe kartolinat e qyteteve tona. Një përvojë ndërvepruese për të gjithë familjen Përveç informacioneve të vlefshme, libri është i mbushur me kureshti dhe aktivitete argëtuese, si ngjyrosje, kolazh, prerje-ngjitje ( dress up ), vijëzim, enigma pamore, rebuse, fjalëkryqe, fjalëgjetëse dhe forma ngjitëse ( stickers ), ndërsa së shpejti pritet të vijë edhe në versionin e digjitalizuar. Ky është një libër për të gjithë familjen. Prindër, pasurojeni leximin dhe plotësimin e tij me përvojat, traditat e zonës dhe kujtimet tuaja, duke i bërë këto çaste të paharrueshme për fëmijët tuaj!
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Leximtari sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
1 275 lekë
Më i ulëti
1 275 lekë
22 tet 2026
Mesatarja
1 275 lekë
Më i larti
1 275 lekë
22 tet 2026
Rrënjët në zemër ‒ trashegimi kulturore