
UHER 4400 Report Stereo IC – Reel-to-Reel Vintage | Made in West Germany
Në stokPërditësuar më 30 tet 2026
Ky produkt shitet nga Back in Time në faqen e vet (backintime.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Back in Time
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në backintime.al
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Pajisje Audio & Hi-Fi
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 30 tet 2026
Përshkrimi
UHER 4400 Report Stereo IC – një nga magnetofonët portativë Reel-to-Reel më interesantë të prodhimit gjerman dhe pjesë e serisë së famshme UHER Report . Ky version u prodhua në Mynih, Gjermani Perëndimore, gjatë viteve ’70 , me konstruksion pothuajse tërësisht metalik dhe një format jashtëzakonisht kompakt për një magnetofon stereo me bobina. UHER ishte një nga emrat e rëndësishëm të teknologjisë gjermane të regjistrimit audio. Seria Report u zhvillua për regjistrim portativ serioz dhe modeli bazë i saj u bë standard në përdorimin profesional të transmetimeve; kombinimi i përmasave të vogla, funksionimit me bateri dhe konstruksionit të fortë i bëri këto pajisje veçanërisht të përshtatshme për regjistrim në terren. 4400 Report Stereo IC e çoi këtë koncept në regjistrim dhe riprodhim 4-track / 2-channel stereo . Pavarësisht dimensioneve vetëm 28.5 × 9.5 × 22.7 cm , 4400 është një makineri serioze: shasi metalike prej alumini të derdhur, dy matës niveli, altoparlant monitorues të integruar dhe katër shpejtësi shiriti – 2.4, 4.75, 9.5 dhe 19 cm/s . Në shpejtësinë 19 cm/s specifikimi arrin deri në 20,000 Hz , duke treguar qartë se UHER nuk e konceptoi thjesht si një recorder portativ për zë, por si një pajisje me aftësi reale Hi-Fi. Ky ekzemplar është testuar në Play dhe Recording dhe funksionon shumë mirë . Fast Forward dhe Rewind janë gjithashtu testuar me bobina të tjera dhe funksionojnë siç duhet. Pajisja vjen me dy bobinat Philips që shihen në fotografi , të cilat përmbajnë shirit magnetik me muzikë të regjistruar. Me këto bobina specifike, Fast Forward është disi më i ngadaltë ; me bobina të tjera të testuara, si Fast Forward ashtu edhe Rewind funksionojnë normalisht. Për këtë arsye, bobinat Philips të përfshira janë ideale për prezantimin dhe pamjen autentike të pajisjes , ndërsa për përdorim të rregullt dhe sidomos për regjistrime të reja rekomandojmë përdorimin e bobinave dhe shiritit magnetik në gjendje të mirë . Përfshihet gjithashtu canta origjinale , ushqyesi origjinal dhe manuali origjinal UHER , një shtesë shumë e bukur për një pajisje të kësaj moshe. Një pjesë e vërtetë e historisë së regjistrimit analog gjerman: kompakt, plotësisht portativ, stereo, Made in West Germany dhe i ndërtuar në një standard që e bëri emrin UHER të njohur në botën e regjistrimit profesional. Informacion i Rëndësishëm Mënyrat e Pagesës Dërgesat Kushtet e Blerjes
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Back in Time sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 30 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
32 000 lekë
Më i ulëti
32 000 lekë
30 tet 2026
Mesatarja
32 000 lekë
Më i larti
32 000 lekë
30 tet 2026
UHER 4400 Report Stereo IC – Reel-to-Reel Vintage | Made in West Germany