
UHER 4400 Report Stereo IC – Reel-to-Reel Vintage | Made in West Germany
In stockUpdated on 30 Oct 2026
This product is sold by Back in Time on its own website (backintime.al). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.
Key specifications
- Category
- Audio & Hi-Fi
- Availability
- In stock
- Updated
- 30 Oct 2026
Description
UHER 4400 Report Stereo IC – një nga magnetofonët portativë Reel-to-Reel më interesantë të prodhimit gjerman dhe pjesë e serisë së famshme UHER Report . Ky version u prodhua në Mynih, Gjermani Perëndimore, gjatë viteve ’70 , me konstruksion pothuajse tërësisht metalik dhe një format jashtëzakonisht kompakt për një magnetofon stereo me bobina. UHER ishte një nga emrat e rëndësishëm të teknologjisë gjermane të regjistrimit audio. Seria Report u zhvillua për regjistrim portativ serioz dhe modeli bazë i saj u bë standard në përdorimin profesional të transmetimeve; kombinimi i përmasave të vogla, funksionimit me bateri dhe konstruksionit të fortë i bëri këto pajisje veçanërisht të përshtatshme për regjistrim në terren. 4400 Report Stereo IC e çoi këtë koncept në regjistrim dhe riprodhim 4-track / 2-channel stereo . Pavarësisht dimensioneve vetëm 28.5 × 9.5 × 22.7 cm , 4400 është një makineri serioze: shasi metalike prej alumini të derdhur, dy matës niveli, altoparlant monitorues të integruar dhe katër shpejtësi shiriti – 2.4, 4.75, 9.5 dhe 19 cm/s . Në shpejtësinë 19 cm/s specifikimi arrin deri në 20,000 Hz , duke treguar qartë se UHER nuk e konceptoi thjesht si një recorder portativ për zë, por si një pajisje me aftësi reale Hi-Fi. Ky ekzemplar është testuar në Play dhe Recording dhe funksionon shumë mirë . Fast Forward dhe Rewind janë gjithashtu testuar me bobina të tjera dhe funksionojnë siç duhet. Pajisja vjen me dy bobinat Philips që shihen në fotografi , të cilat përmbajnë shirit magnetik me muzikë të regjistruar. Me këto bobina specifike, Fast Forward është disi më i ngadaltë ; me bobina të tjera të testuara, si Fast Forward ashtu edhe Rewind funksionojnë normalisht. Për këtë arsye, bobinat Philips të përfshira janë ideale për prezantimin dhe pamjen autentike të pajisjes , ndërsa për përdorim të rregullt dhe sidomos për regjistrime të reja rekomandojmë përdorimin e bobinave dhe shiritit magnetik në gjendje të mirë . Përfshihet gjithashtu canta origjinale , ushqyesi origjinal dhe manuali origjinal UHER , një shtesë shumë e bukur për një pajisje të kësaj moshe. Një pjesë e vërtetë e historisë së regjistrimit analog gjerman: kompakt, plotësisht portativ, stereo, Made in West Germany dhe i ndërtuar në një standard që e bëri emrin UHER të njohur në botën e regjistrimit profesional. Informacion i Rëndësishëm Mënyrat e Pagesës Dërgesat Kushtet e Blerjes
Details:
Price history
The price read from Back in Time each time it changes · data since 30 Oct 2026
No price changes yet
The price is saved each time the store changes it.
Now
32,000 lekë
Lowest
32,000 lekë
30 Oct 2026
Average
32,000 lekë
Highest
32,000 lekë
30 Oct 2026
UHER 4400 Report Stereo IC – Reel-to-Reel Vintage | Made in West Germany