
1984
In stockUpdated on 22 Oct 2026
This product is sold by Bookland on its own website (bookland.al). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.
Key specifications
- Category
- Novels & Literature
- Availability
- In stock
- Updated
- 22 Oct 2026
Description
“1984” është një roman distopik i shkrimtarit anglez George Orwell. “Vëllai i madh po të vëzhgon” është parulla që lindi prej këtij libri, i cili shumë shpesh është quajtur “roman despotik”, ku një qeveri autoritare shikon dhe kontrollon gjithçka. Ai është një vizion i zymtë i së ardhmes, që shpie në pasojat ekstreme të kushteve dhe prirjeve totalitare të botës aktuale. Regjimi totalitar i Vëllait të Madh, që vëzhgon vazhdimisht gjithkënd dhe gjithçka nëpërmjet ekraneve të panumërta, ushtron kontrollin absolut mbi veprimet dhe ndërgjegjet e njerëzve. Gjithçka i shërben pushtetit. Librat, gazetat, arkivat dhe mendjet falsifikohen pareshtur, sepse “kush ka në dorë të shkuarën, ka në dorë të ardhmen; kush ka në dorë të tashmen, ka në dorë të shkuarën.” Uinston Smith është nëpunës në Ministrinë e së Vërtetës, e cila i përkushtohet përditësimit të vazhdueshëm të historisë për t’iu përshtatur rrethanave të sotme dhe aleancave të brishta. Ai bashkë me kolegët e tij mbahen nën mbikëqyrje si një masë kolektive nga prania e kudogjendshme e Vëllait të Madh që sheh dhe di gjithçka. Në romanin “1984” ekranet e televizorit të vëzhgojnë dhe të gjithë përgjojnë njëri-tjetrin. Krimmendimi është “mëkati” që sjell vdekjen, prandaj gjithçka që ndihmon krimmendimin duhet të zhduket: liria, gjuha, ndjenjat. Me shumë mjeshtëri, George Orwell-i eksploron temat e kontrollit të mass medias, survejimin e qeverisë, totalitarizmin dhe metodat e një diktatori për të manipuluar dhe kontrolluar historinë, mendimet dhe jetën e njerëzve në mënyrë të atillë që askush nuk i shpëton dot. “1984”, një nga kryeveprat e letërsisë së shek. XX, është lexuar si manifest dhe si profeci njëherazi. Ende te lexuesi i sotshëm vjen si thirrje për të jetuar pa kompromis, por edhe sikur na paralajmëron të vërtetën e ankthshme, se shtetit terrorist që mbjell vdekje është vetëm një hap larg të kthyerit në realitet: Vëllai i Madh tashmë po na vëzhgon!
Details:
Price history
The price read from Bookland each time it changes · data since 22 Oct 2026
No price changes yet
The price is saved each time the store changes it.
Now
1,000 lekë
Lowest
1,000 lekë
22 Oct 2026
Average
1,000 lekë
Highest
1,000 lekë
22 Oct 2026
1984