
24 ditë në rrjetën e merimangës
In stockUpdated on 22 Oct 2026
This product is sold by Mediaprint on its own website (mediaprint.al). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.
Key specifications
- Category
- Children's Books
- Availability
- In stock
- Updated
- 22 Oct 2026
Description
Bizu dhe Mangu kanë shumë për t’u treguar fëmijëve: një miqësi e bukur mund të lindë dhe në rrethana nga më të paimagjinueshmet; pse është e rëndësishme ta ndihmojmë njëri-tjetrin; nuk është aq e vështirë të mposhtësh frikën, veçanërisht kur në krah ke dikë që të mbështet dhe të jep kurajë; vetmia të privon nga shumë gjëra të bukura, që të ofron jeta dhe liria. 24 ditë në rrjetën e merimangës? Kushedi sa e mërzitshme duhet të jetë! Kështu mendojnë edhe Mangu, merimanga trashaluqe që ka endur rrjetën, me Bizun, mizën mendjehollë dhe të pakujdesshme që ngec brenda saj. Bizu dëshiron të largohet një orë e më parë, por Mangu ka të tjera plane. Ai më në fund ka siguruar darkën e Krishtlindjes. A do t’i durojë Mangu vallë llomotitjet e Bizut fjalëshumë aq gjatë? Po Bizu do t’i nënshtrohet aq lehtë dhe pa luftuar fatit të tij? Kanë 24 ditë për t’u njohur më njëri-tjetrin, 24 ditë për të zbuluar diçka më shumë për njëri-tjetrin, 24 ditë për të ndryshuar diçka ose edhe shumë nga njëri-tjetri. Një histori interesante që të rrëmben me gjuhën e përzgjedhur, humorin e hollë dhe ilustrimet e gjalla. Një takim zbavitës dhe argëtues i dy botëve nga zinxhiri ushqimor. Situata, biseda, dialogë e batuta që të bëjnë të vësh buzën në gaz, por jo rrallë edhe të kredhin në mendime. Krahas shumë veprimeve të vogla, përjetimin e të cilave e përforcojnë edhe ilustrimet e gjalla e të arrira, është edhe një histori që të prek e të trazon. Njihuni me Mangun dhe Bizun e do ta shihni edhe vetë që do të zënë një vend në zemrat tuaja.
Details:
Price history
The price read from Mediaprint each time it changes · data since 22 Oct 2026
No price changes yet
The price is saved each time the store changes it.
Now
800 lekë
Lowest
800 lekë
22 Oct 2026
Average
800 lekë
Highest
800 lekë
22 Oct 2026
24 ditë në rrjetën e merimangës