
55 ditë
In stockUpdated yesterday
This product is sold by Onufri on its own website (onufri.com). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.
Key specifications
- Category
- Other Books
- Availability
- In stock
- Updated
- 21 Oct 2026
Description
“Në mungesë të dokumentave të identifikimit dhe vizës, secili prej të shpërngulurve merr në dorë një vulë, akronimin e Ministrisë së Brendshme gjermane dhe një numër, që e identifikon. Praktika, me reminishencë të fortë me kampet e dikurshme naziste të përqendrimit, komentohet në shtypin gjerman si “cënuese” për dinjitetin njerëzor…, dikush shkon deri aty, sa të propozojë madje ndalim dhe deri kërkim ndjese për përdorimin e saj… . Vetë të shpërngulurit e trajtojnë me kujdes si “vulën e shpresës”, lirojnë dorën e vulosur nga gjithë ç’kanë me vete dhe përpiqen ta mbajnë disi më lart, për ta ruajtur se mos u fshihet…, ndërsa mua, përsëritja e së njëjtës praktikë në kushte dhe me motive të ndryshme më ngjan si një lloj katarsisi… Fundja njeriu – me mënyrën se si i përdor – është ai, që u vesh objekteve domethënie…, sikurse dhe këtij numri identifikimi…, përdorimi i të cilit sot, ndryshon historinë shumëvjeçare të lidhjes së njeriut me numrin, duke kuruar simbolikën e përndjekjes, të cilën këtë herë nuk e mbjell, por e shmang…” Brazdë, 10. Prill 1999 Personalisht emocionohem edhe sot po aq fort sa dikur, sa herë që u rikthehem fotove të kohës …. Por akoma më shumë prekem, kur lexoj ditarin e atyre ditëve, emocionin e të cilit shpresoj ta përjetojë me të njëjtën forcë edhe lexuesi… Po edhe nëse emocionet e mia dallojnë nga ato të lexuesit…, shpresoj të ndajmë së bashku reflektimet që përballja me këto fakte nxit: për mua lufta mbetet sfida më e fortë, ku njerëzimi provon veten, ndërsa paqa, sprova e madhe, që verifikon nëse sfida e luftës ka qenë e duhura dhe sa ajo ia ka vlejtë… . Shpresoj fort, që edhe lexuesi të mos mbetet larg kësaj qasjeje… Sepse pikërisht këtej merr jetë shtysa për të botuar këtë ditar dhe këto fotografi: jo vetëm për të risjellë në kujtesë sakrificat, por edhe për të tërhequr vëmendjen e njeriut për njeriun – që vërtet fiton përmes luftës – po fiton akoma më shumë përmes paqës… . Natyrisht, për sa kohë di ta vlerësojë atë! Për të vlerësuar paqen, mjafton një luftë! Mirela Oktrova Tiranë, Shkurt 2019
Details:
Price history
The price read from Onufri each time it changes · data since 21 Oct 2026
No price changes yet
The price is saved each time the store changes it.
Now
2,000 lekë
Lowest
2,000 lekë
21 Oct 2026
Average
2,000 lekë
Highest
2,000 lekë
21 Oct 2026
55 ditë