Anno Domini , poezi

Anno Domini , poezi

In stockUpdated yesterday

595 lekë

This product is sold by Leximtari on its own website (leximtari.al). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.

Leximtari

Store outside Alemiin · you order at leximtari.al

Key specifications

Category
Novels & Literature
Availability
In stock
Updated
22 Oct 2026

Description

Të humbur në peshën e ditëve, në emrat, rolet dhe kryqet që mbajmë mbi shpinë, harrojmë se para se të jemi qenie të tokës, jemi frymë. Se para se të jemi histori të veçanta, jemi pjesë të së njëjtës histori të madhe. Se para se të jemi zëra të ndarë, jemi jehonë e së njëjtës Fjalë. Sa më shumë kam ecur në jetë, aq më shumë kam kuptuar se urtësia qëndron te përulësia. Te pranimi se e Vërteta nuk na përket ne; jemi ne që i përkasim asaj. Akti i krijimit është, ndoshta, një nga aktet më sublime të ekzistencës, është mënyra jonë më e afërt për të marrë pjesë në veprën hyjnore të Krijuesit dhe për të jetuar, sado në mënyrë të papërsosur, imazhin e Tij. Kur krijojmë, ne bëhemi bashkëpunëtorë të misterit, dëshmitarë të së padukshmes dhe përkthyes të asaj që shpirti ndien, por gjuha e zakonshme nuk arrin gjithmonë ta shprehë. Jetojmë në një botë që na fton vazhdimisht drejt banalitetit të së përditshmes, drejt ritmeve që shpesh na largojnë nga vetja. Megjithatë, brenda secilit prej nesh ekziston një hapësirë më e thellë, më e qetë dhe më e vërtetë. Jemi pjesë e së njëjtës esencë transcendentale që përshkon gjithësinë; fije të së njëjtës dritë që kërkon vazhdimisht të njohë vetveten. Në këtë kuptim, poezia bëhet më shumë se fjalë. Ajo bëhet kujtesë. Na kujton se jemi të lidhur me diçka më të madhe se vetja, se vuajtja nuk është fundi i rrëfimit dhe se bukuria mund të lindë edhe nga copëzat më të thyera të përvojës njerëzore. Këto poezi nuk u shkruan për të dhënë përgjigje. Ato lindën nga nevoja për të mbijetuar pyetjet. Për mua, poezia ka qenë gjithmonë një strehë, rrëfim, lutje dhe terapi; një mënyrë për të kuptuar plagët, për të përqafuar humbjet dhe për të gjetur kuptim aty ku jeta shpesh duket e heshtur. Me kalimin e kohës, ajo u shndërrua dhe në një mënyrë jetese. Anno Domini – është dëshmi e udhëtimit tim dhe nëse këto poezi arrijnë të zgjojnë te lexuesi qoftë edhe një çast heshtjeje të kthjellët, një ndjenjë afërsie me të Shenjtën, një kujtim se shpirti është më i madh se frika dhe dashuria më e fortë se koha, atëherë ia ka vlejtur. Autorja

Details:

Published:October 22, 2026
The last update:October 22, 2026
Layout:For Sale
Share this item:

Price history

The price read from Leximtari each time it changes · data since 22 Oct 2026

No price changes yet

The price is saved each time the store changes it.

Now

595 lekë

Lowest

595 lekë

22 Oct 2026

Average

595 lekë

Highest

595 lekë

22 Oct 2026

Anno Domini , poezi