Çantë Kozmetike Travel Size
1 / 4

Çantë Kozmetike Travel Size

In stockUpdated yesterday

1,100 lekë

This product is sold by The Giftery on its own website (thegiftery.al). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.

The Giftery

Store outside Alemiin · you order at thegiftery.al

Key specifications

Category
Bags & Accessories
Availability
In stock
Updated
21 Oct 2026

Description

Çantë portable mbajtëse për furçat e makeup-it: Mban lehtësisht furça me madhësi të ndryshme. Mund të qëndrojë statike mbi një sipërfaqe për shkak të bazamentit që ka. Thjesht palosni pjesën e sipërme dhe kapni furçën që ju nevojitet. Praktike për përdorim të përditshëm por sidomos për udhëtim. Kjo çantë makeup-i me përmasa të vogla do të jetë shpëtimi juaj për të vendosur vetëm produktet esenciale që do të ju nevojitet. E mira e një çante me përmasa travel size është që duhet të zgjedhësh pak edhe saktë. Gjithashtu është një mënyrë e sigurt për të mbajtur produktet kozmetike. Çanta e furçës së grimit është prej materiali najlon cilësor, i papërshkueshëm nga uji dhe i lehtë për t’u pastruar, me zinxhir të fortë dhe të lëmuar. Të qëndrueshme dhe rezistente ndaj gërvishtjeve, mënyra më e mirë që ju të mbroni furçat dhe sendet tuaja personale. Mund të vendoset në valixhe, në një tote bag ose në çantën e dorës. Kompakte për të qëndruar kudo pa zënë shumë vend. Kjo çantë e vogël makeup-i mund të mbajë deri në 15-20 furça kur qëndron ose mbyllet. Gjatësia e furçës së grimit jo më e madhe se 8 inç / 20 cm. Ju mund ta përdorni për të mbajtur produkte të ndryshme të cilat ju i përdorni më shpesh dhe I keni lehtësisht të përdorshme kurdo që do të ju nevojiten. Përfitimet e çantave të kozmetikës për paketimin e produkteve • Transportueshmëria dhe komoditeti janë përfitimet më të mira të çantave të kozmetikës. Ato janë të lëvizshme dhe mund të përdoren për të mbajtur pajisjet tuaja të kozmetikës në mënyrë të sigurt kur jeni në lëvizje. Ato janë krijuar gjithashtu për të mbajtur kozmetikën dhe tuaj të rregulluar në mënyrë të përshtatshme. Në varësi të dizajnit të çantës që përdorni, ndarësit e seksioneve brenda çantës përdoren për ruajtjen e produkteve të ndryshme. Zakonisht do të gjeni xhepa të veçantë për buzëkuq, lapsa etj Versione të tilla mund të gjeni te Gifi duke klikuar këtu . Edhe kur jeni me nxitim, thjesht merrni çantën tuaj të grimit dhe vazhdoni ditën. Është kaq e thjeshtë. • Çanta kozmetike me përmasa më të vogla, mund të përdoren lehtësisht për të mbajtur sende të vogla. • Shndërrimi i çantës së kozmetikës në një çantë mini ruajtjeje është një mënyrë e shkëlqyeshme për të shfrytëzuar çdo çantë apo çantë shtesë kozmetikë që mund të keni vërdallë. • Çantat e kozmetikës krijojnë komplete të shkëlqyera urgjence. Nëse keni shumë çanta, mund ta ktheni njërën prej tyre në një komplet për qëllime specifike dhe ta mbani në tavolinën tuaj të punës, në makinë ose thjesht në shtëpi. • Trendi dhe me stil. Gjithçka që është e rregullt duket më e bukur. Organizuesi i furçave të grimit nuk është i kufizuar vetëm në mbajtjen e furçave të tilla. Mund të përdoret gjithashtu si çantë furçesh për një artist që punon me bojëra etj. Idealja e aksesorëve të tillë është përdorimi I tyre në disa drejtime. Mjafton të dini se për cfarë keni nevojë më shumë dhe ta blini këtë organizues furçash për një qëllim të caktuar. Mund ta bëni edhe dhuratë te një person I dashur që bën piktura dhe ju e dini që i nevojitet një çantë furçesh për bojëra. Ndërkohë në listën e produkteve të verës ju duhet patjetër një organizues makeup-i travel size. Një çantë e mirë kozmetike sigurisht që është e dobishme për të mbajtur grimin tuaj të organizuar në një vend. Mund të mbrojë edhe sendet e tjera nga njollosja aksidentale kur duhet të merrni me vete grimin. Në këtë mënyrë nuk do të rrezikoni veshjet tuaja nga të bërit pis. Përmasa që ka kjo çantë për produkte kozmetike kërkon shumë pak vend për të qëndruar.

Details:

Published:October 21, 2026
The last update:October 21, 2026
Layout:For Sale
Share this item:

Price history

The price read from The Giftery each time it changes · data since 21 Oct 2026

No price changes yet

The price is saved each time the store changes it.

Now

1,100 lekë

Lowest

1,100 lekë

21 Oct 2026

Average

1,100 lekë

Highest

1,100 lekë

21 Oct 2026

Çantë Kozmetike Travel Size