
Arencia Vitamin C Glow Booster Gel Cream
In stockUpdated today
This product is sold by Koral Secrets Kosova on its own website (koralsecretskosova.com). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.
Koral Secrets Kosova
Store outside Alemiin · you order at koralsecretskosova.com
Key specifications
- Category
- Serums
- Availability
- In stock
- Updated
- today
Description
ARENCIA Vitamin C Glow Booster Gel Cream është një krem hidratues me teksturë të lehtë xhel, i krijuar për t’i dhënë lëkurës së zbehtë një pamje më të ndritshme, të njëtrajtshme dhe të freskët. Formula përthithet shpejt, pa lënë ndjesi të rëndë ose të yndyrshme, duke e bërë të përshtatshëm për përdorim të përditshëm dhe për vendosje nën makeup. Kompleksi i Vitaminës C, i cili përmban Ascorbic Acid dhe Ascorbyl Glucoside, ndihmon në përmirësimin e pamjes së njollave të errëta dhe tonit jo të njëtrajtshëm. Niacinamide dhe Glutathione plotësojnë veprimin ndriçues të formulës, duke ndihmuar që lëkura të duket më e pastër, më e lëmuar dhe me shkëlqim natyral. Përbërësit antioksidues ndihmojnë gjithashtu në mbrojtjen e lëkurës nga faktorët e jashtëm që ndikojnë në humbjen e shkëlqimit të saj. Kompleksi me disa forma të Acidit Hialuronik, së bashku me Glycerin, ndihmon në tërheqjen dhe ruajtjen e lagështisë në lëkurë. Ceramide NP dhe Phytosphingosine mbështesin barrierën mbrojtëse dhe ndihmojnë në reduktimin e humbjes së hidratimit, ndërsa Panthenol, Allantoin dhe Madecassoside ofrojnë kujdes qetësues dhe e bëjnë formulën më të rehatshme për lëkurën. Me përdorim të rregullt, lëkura duket më e hidratuar, më e butë dhe më e njëtrajtshme, ndërsa njollat dhe shenjat e lodhjes bëhen më pak të dukshme. Tekstura e freskët xhel është e përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës, veçanërisht për lëkurën normale, mikse ose të yndyrshme që kërkon hidratim pa rëndesë. Formula nuk përmban parabene, sulfate, vaj mineral dhe ftalate. *50g Përdorimi Në mëngjes dhe në mbrëmje, pas pastrimit të lëkurës dhe aplikimit të tonerit, esencës dhe/ose serumit, merrni një sasi të përshtatshme dhe përhapeni butësisht në fytyrë dhe qafë. Masazhojeni ose tamponojeni lehtë derisa të përthithet plotësisht. Në mbrëmje mund të aplikohet një shtresë pak më e plotë për hidratim më intensiv. Gjatë përdorimit në rutinën e mëngjesit, përfundojeni gjithmonë me krem mbrojtës ndaj diellit. Përbërësit Përbërësit “magjikë” Kompleks i Vitaminës C, Niacinamide, Glutathione, Kompleks i Acidit Hialuronik, Ceramide NP, Panthenol dhe Madecassoside. Lista e plotë e përbërësve Water, Butylene Glycol, Pentylene Glycol, Glycerin, Niacinamide, Caprylic/Capric Triglyceride, 1,2-Hexanediol, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Tromethamine, Hydroxyacetophenone, Propanediol, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Glycereth-25 PCA Isostearate, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, Glutathione, Coptis Japonica Root Extract, Disodium EDTA, Ascorbic Acid, Zea Mays Kernel Extract, PVM/MA Copolymer, Polyglyceryl-10 Oleate, Ubiquinone, Hydrogenated Lecithin, Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate, Glyceryl Stearate Citrate, Panthenol, Camellia Sinensis Leaf Extract, Fructan, Eriobotrya Japonica Leaf Extract, Glucose, Hamamelis Virginiana Leaf Extract, Actinidia Chinensis Fruit Extract, Arbutin, Ascorbyl Glucoside, Mentha Viridis Extract, Kunzea Ericoides Leaf Extract, Ceramide NP, Phytosphingosine, Allantoin, Brassica Oleracea Botrytis Extract, Madecassoside, Morus Alba Fruit Extract, Solanum Lycopersicum Fruit Extract. Marka ARENCIA është një markë koreano-jugore e kujdesit për lëkurën, e njohur për kombinimin e përbërësve me origjinë natyrale me formulime moderne. Produktet e saj synojnë të ofrojnë kujdes efektiv dhe të rehatshëm, duke respektuar njëkohësisht barrierën natyrale të lëkurës. Marka dallon për teksturat e veçanta, formulat e pasura me përbërës bimorë dhe paketimet minimaliste, të krijuara për rutina të thjeshta dhe të përshtatshme për përdorim të përditshëm.
Details:
Price history
The price read from Koral Secrets Kosova each time it changes · data since 22 Oct 2026
No price changes yet
The price is saved each time the store changes it.
Now
1,633 lekë
Lowest
1,633 lekë
22 Oct 2026
Average
1,633 lekë
Highest
1,633 lekë
22 Oct 2026
Arencia Vitamin C Glow Booster Gel Cream