Arka e djallit , Dritero Agolli

Arka e djallit , Dritero Agolli

In stockUpdated on 22 Oct 2026

850 lekë

This product is sold by Leximtari on its own website (leximtari.al). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.

Leximtari

Store outside Alemiin · you order at leximtari.al

Key specifications

Category
Novels & Literature
Availability
In stock
Updated
22 Oct 2026

Description

Epiqendra e veprimit të romanit “Arka e Djallit” është fshati provincial i Qershizës. Lexuesi do të shpejtonte të pyeste: E ç’mund të presësh nga përshkrimi i jetës së një fshati të humbur? Vetëm ca histori të parëndësishme, trashanike e banale? Se, ç’mund të ndodhë aty më shumë se kaq? Por s’është kështu. Duke e vendosur veprimin e romanit në një zonë të largët provinciale, D. Agolli i përmbahet traditës të kultivuar shpesh në letërsinë satirike klasike botërore, që e bën të mundur të kqyret jeta me shtrirjen e saj deri në skajet më të largëta, më të humbura dhe nga një këndvështrim i ndryshëm prej atij që mbizotëron zakonisht në qëndrat ose kryeqëndrat urbane. Shkrimtari nis për në Qershizë shkrimtarin Sherif Abecenë në një lloj “qarkullimi”; aty ai kërkon të shtierë në dorë defteret e Bamkë Dynjasë. Shënimet e këtyre defterëve vendosen në themel të subjektit të romanit dhe ato zbulojnë ca të vërterta sa të lezetshme, aq edhe të hidhura për jetën e Qershizës, por sidomos të një binomi tjetër personazhesh: Bamkë Dynjasë dhe Cute Babuljes, shokë të pandarë, të sinqertë e hokatarë, që përfundojnë viktima, të dënuar për “gabime të rënda” nga Partia-Shtet. Sherif Abeceja shfaq zell “për ta njohur jetën” e Qershizës, të bazës, ku “trillojnë një mijë histori prej asgjëje”; aty ai përfshihet në vorbullën e ngatërresave me defteret e Bamkës. Sherifi arrin në përfundimin se në Qershizë s’kish asgjë të mirë, veç emrit të Anthullës. Përmes Qershizës, Sherifi kupton si janë punët edhe në Tiranë, ku “ka spiunë e gjykatës më të fortë se në Qershizë”. Në klubin e berberhanës “bëhej radioskopia e mushkërive të fshatit përmes mekanizmës së thashethemeve, ankimeve, inateve, psherëtimave, shakave dhe thumbimeve të pandërprera dimër dhe verë”. Një agronom i ri, Agron Sahatçiu pohonte se në Qershizë s’kish gjë tjetër veç një tufë lopësh të plakura, që u kish shterrur qumështi, dhe ku njerëzit në vend që të shqetësoheshin për moshën e lopëve, shqetësohen e interesohen për moshën e Sherifit. Romani “Arka e Djallit” ka një lidhje të ngushtë me romanin “Shkëlqimi e rënia e shokut Zylo”, sepse, nga njëra anë, në të bëhet fjalë po për atë realitet, për atë jetë plot e përplot me dukuri groteske dhe, nga ana tjetër, stili grotesk përshkon tej e ndanë strukturën edhe të këtij romani satiriko-humoristik. Disa personazhe si Cute Babulja, Mitro Karapataqi, Hyskë Borobojka etj. vijnë nga romani i Zylos, ruajnë ndonjë shfaqje të mëparshme, por portretizohen në mënyrë më të plotë. Në “Arkën e Djallit” ka edhe disa personazhe të rinj, si Bamkë Dynjaja, Sherif Abeceja, Maxhun Xhabalaku (i Bilishtit), Zyber Shtufa e personazhe të tjerë më pak të rëndësishëm.Tek ata mund të vësh re ca cilësi që i kanë personazhe me emra të tjerë në romanin e Zylos. Sherif Abeceja, shkrimtar, të kujton Adem Adashin, po shkrimtar; Zyber Shtufa të shtie në mendje kryetarin e koopertativës të romanit “Shoku Zylo”. Ka midis tyre edhe dallime të shumta, që nuk e zbehin origjinalitetin e tyre, por cilësia më qensore e përbashkët e tyre qëndron në përgjithësi në karakterin e tyre satiriko-grotesk. Qysh në romanin e parë ekziston Cute Babulja, hero qyfyrexhi, i mprehtë dhe hamës i pangopur, por në romanin e dytë spikatin dimensione krejt të tjera; ai del si një Nastradin shqiptar, që ia nënshtron kritikës së tij të ashpër shpotitëse anët e zeza të realitetit, madje ai është figura qendrore, protagonisti i romanit. Shkrimtari Sherif Abeceja ndryshon shumë nga homologu Adem Adashi, shkrimtar konformist e mediokër i romanit të Zylos. Për të mos e mbyllur qarkun e ngjarjeve ngushtësisht në Qershizën rurale, D. Agolli e plotëson shtrirjen e veprimit jo vetëm drejt kryeqytetit, por edhe përtej kufijve shtetërorë, përmes udhëtimit të heronjve kryesorë, Cute Babuljes dhe Bamkë Dynjasë në Greqi e sidomos në Turqi për të marrë pjesë në një Kongres Ndërkombëtar të Folklorit. Ky udhëtim i mbushur me aventura të çuditëshme zbavitëse, ndihmon për të zbuluar një situatë të pakëndshme për heronjtë e romanit, që rrjedh nga izolimi i vendit prej botës tjetër. Atyre u dukej sikur kishin shkuar në një planet tjetër. Mrekullia e këtij procedimi në roman qëndron pikërisht në mundësinë që jep si për ta zbuluar jetën lakuriq, me tërë përmbajtjen tragji-komike e absurde, jashtë paragjykimeve ideologjike e skemave zbukuruese, që sajoheshin e përhapeshin nga kryeqyteti. Sherif Abeceja heq syzet rozë dhe tronditet duke u njohur me jetën e Qershizës dhe përmes deftereve të Bamkës, që ka vdekur tashmë, zbulon ca të vërteta, që nuk mund t’i kapte syri nga dritaret e kancelarive të Qëndrës. Ato dukuri, ndaj të cilave D.Agolli përqëndron gjithë shigjetat satirike, nuk janë të një rëndësie lokale, provinciale, sepse ato zbulojnë falsitetin e absurditetin e direktivës që nis qendra, deformimet e jetës nën peshën e metodave burokratike, mospërputhjen midis frymës euforike dhe realitetit të mbingarkuar me probleme e vështirësi frikësuese. Në këto kontradikta D. Agolli ka gjetur burimin e dukur…

Details:

Published:October 22, 2026
The last update:October 22, 2026
Layout:For Sale
Share this item:

Price history

The price read from Leximtari each time it changes · data since 22 Oct 2026

No price changes yet

The price is saved each time the store changes it.

Now

850 lekë

Lowest

850 lekë

22 Oct 2026

Average

850 lekë

Highest

850 lekë

22 Oct 2026

Arka e djallit , Dritero Agolli