Aroma e gjetheve të limonit

Aroma e gjetheve të limonit

In stockUpdated on 21 Oct 2026

1,100 lekë

This product is sold by Booktopia on its own website (booktopia.al). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.

Booktopia

Store outside Alemiin · you order at booktopia.al

Key specifications

Category
Novels & Literature
Availability
In stock
Updated
21 Oct 2026

Description

Aroma e gjetheve të limonit – Clara Sanchez Sandra ka vendosur të tërhiqet në një fshat të bregut lindor: është tridhjetë vjeçe, e ka lënë punën dhe, shtatzënë me një burrë që nuk e dashuron, i kalon ditët duke u përpjekur ta shtyjë vendimin se çfarë do të bëjë me jetën e saj. Në plazh njeh Kristensenët, një çift tetëdhjetëvjeçarësh norvegjezë të vendosur prej shumë vitesh në atë fshat, të cilët e ndihmojnë pas një vuajtjeje dhe sillen me të si gjyshërit që ajo nuk i ka njohur. Karina dhe Frederiku sikur i zgjidhin problemet e Sandrës dhe madje i ofrojnë një rrogë për ta shoqëruar Karinën në sesionet e riaftësimit, në shëtitje apo për të bërë pazarin. Askush nuk do të mendonte se ato tri jetë të bashkuara rastësisht përbëjnë arsyen e ekzistencës së Hulianit, një i moshuar që sapo ka mbërritur nga Argjentina dhe që ndjek hap pas hapi vajtjet dhe ardhjet e norvegjezëve. Një ditë Huliani i afrohet Sandrës dhe i zbulon hollësi të së shkuarës së tyre krejt të padyshimtë. I rrëfen, për shembull, se është një i mbijetuar i kampit të Mauthauzenit, kampit të përqendrimit për të cilin Sandra ka dëgjuar në ndonjë film apo në ndonjë dokumentar, një tmerr bardhë e zi që nuk ka të bëjë fare me të. Dhe Kristensenët nuk janë ata që duken. Megjithëse në fillim Sandra nuk i zë shumë besë Hulianit, pak nga pak do të fillojë t’i shikojë ndryshe zakonet, miqtë, fjalët dhe heshtjet e çiftit të të moshuarve, pa e kuptuar se fundi i pafajësisë së saj po ia vë jetën në rrezik. “Aroma e gjetheve të limonit” është një rrëfim tërheqës tmerri pa efekte të mbinatyrshme dhe është gjithashtu, dhe para së gjithash, një roman mbi kujtesën dhe çlirimin nga faji.

Details:

Published:October 21, 2026
The last update:October 21, 2026
Layout:For Sale
Share this item:

Price history

The price read from Booktopia each time it changes · data since 21 Oct 2026

No price changes yet

The price is saved each time the store changes it.

Now

1,100 lekë

Lowest

1,100 lekë

21 Oct 2026

Average

1,100 lekë

Highest

1,100 lekë

21 Oct 2026

Aroma e gjetheve të limonit