Artist i botës fluturake

Artist i botës fluturake

In stockUpdated today

1,000 lekë

This product is sold by Libraria Onufri on its own website (onufrilibrari.com). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.

Libraria Onufri

Store outside Alemiin · you order at onufrilibrari.com

Key specifications

Category
Novels & Literature
Availability
In stock
Updated
today

Description

Masuxhi Ono është një artist japonez, piktor, tashmë i dalë në pension, i cili ka humbur të birin dhe të shoqen gjatë Luftës së Dytë Botërore. Tashmë, i qetë dhe babaxhan, jeton me të bijat, i përkushtohet të nipit si një gjysh i mirë dhe kopshtit të shtëpisë së tij të bukur. Në pamje të parë, asgjë nuk i trazon ujërat e kësaj pleqërie të bardhë. Mirëpo, bisedimet për martesën e vajzës së dytë, sipas zakoneve japoneze, do të nxjerrin në pah kujtime dhe shqetësime të së kaluarës së tij. Në rininë e tij, si djalosh i talentuar në pikturë, por edhe krenar e i vëmendshëm ndaj mjerimit ku ishte zhytur vendi, artisti Masuxhi Ono, nuk dëshironte t’ia kushtonte artin e tij vetëm kremtimit të bukurisë fizike, asaj “botës fluturake” të jetës së natës, qejfeve dhe zdërhalljeve me miq e geisha. Në vend të kësaj, ai e vuri artin e tij në shërbim të lëvizjes imperialiste që e shpuri Japoninë drejt Luftës së Dytë Botërore. Mirëpo, zgjedhjet e tij gjatë luftës, të volitshme për atë kohë, kanë lënë gjurmë në sytë e kolegëve dhe miqve, duke ia cenuar reputacionin. Megjithatë, plaku, duke menduar se ka vepruar në të mirë të vendit, nuk e kupton zemërimin dhe përbuzjen ndaj tij. Atij i duket sikur jeton në një botë krejt të huaj dhe i vetmi realitet për artistin mbetet idealizimi i vetvetes, jeton me këmbëngulje dhe nuk arrin të bëjë hesapet me përgjegjësitë e veta. I akuzuar nga shoqëria për dështimin e saj dhe i fyer për stilin e tij estetik në të shkuarën, ai përshkon nga e para historinë e tij personale, që e bën edhe hero, edhe burracak, por mbi të gjitha, një qenie njerëzore. Romani “Artist i botës fluturake”, ka qenë kandidat për fitimin e Man Booker Prize, më 1986, dhe po në të njëjtin vit ka fituar Ëhitebread Book Aëard, një çmim që jepet për shkrimtarët që jetojnë në Britani dhe në Irlandë. Kritika “Artist i botës fluturake” është romani i përsosur, në të cilin Ishiguro shpreh trashëgiminë e tij japoneze dhe ngërthen bukurinë dhe delikatesën e prozës angleze. The Guardian Temat që më mahnisin në këtë roman janë: pengu, faji, luhatshmëria e kujtesës, dhembjet e plakjes dhe vetmia. Stili i Ishiguros është i përmbajtur dhe në libër duket sikur nuk ndodh asgjë, mirëpo sa herë e mbaroj së lexuari, e shoh Onon – dhe botën – në një dritë krejt tjetër. The Indipendent “Artist i botës fluturake” është një vëzhgim delikat i një Japonie të trazuar të pas luftës, një periudhë ku bindjet ishin përmbysur, sistemi politik kishte ndryshuar, hierarkia e brezave dukej se kishte rënë, madje edhe gjeografia e qyteteve kishte ndryshuar. E gjitha kjo është më e prekshme, parë nga sytë e një njeriu që refuzohet nga e ardhmja dhe që zgjedh të refuzojë të shkuarën e tij. The Japan Times

Details:

Published:October 30, 2026
The last update:October 30, 2026
Layout:For Sale
Share this item:

Price history

The price read from Libraria Onufri each time it changes · data since 31 Oct 2026

No price changes yet

The price is saved each time the store changes it.

Now

1,000 lekë

Lowest

1,000 lekë

31 Oct 2026

Average

1,000 lekë

Highest

1,000 lekë

31 Oct 2026

Artist i botës fluturake