
Atdheu
In stockUpdated yesterday
This product is sold by Booktopia on its own website (booktopia.al). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.
Key specifications
- Category
- Other Books
- Availability
- In stock
- Updated
- 21 Oct 2026
Description
Atdheu – Fernando Aramburu “Një roman thjesht i përkryer… një shembull i letërsisë së madhe.” – La Vanguardia “Një tension rrëfimi që arrin të mbahet nga fillimi në fund. Një libër i jashtëzakonshëm.”- El Diario Vasco “Pa asnjë dyshim, një nga romanet më të mira të viteve të fundit.” – ABC Ditën që ETA njofton se i ka lënë armët, Bitori niset për në varrezë që t’i tregojë varrit të të shoqit, Çatos, vrarë nga terroristët, se ajo ka vendosur të kthehet në fshatin ku kanë banuar. A mund të bashkëjetojë me ata që e ngacmonin para dhe mbas atentatit që i kishte shkatërruar jetën asaj dhe familjes? A do të mund ta mësojë kush ishte njeriu me kapuç që i vrau të shoqin një ditë me shi, duke u kthyer nga puna? Sado që ajo shkon fshehurazi, prania e Bitorit e prish qetësinë e rreme të fshatit, sidomos të komshijes, Mirenit, mikja e saj e ngushtë dikur dhe nëna e Joshe Marit, një terrorist i burgosur për të cilin Bitori ka dyshimet më të tmerrshme. Çfarë ndodh midis këtyre dy grave? Çfarë ka treguar jeta e bijve dhe e burrave të tyre, aq të lidhur në të kaluarën? Me sfilitjet e fshehura dhe me bindjet e palëkundshme, me plagët dhe me veprimet e guximshme, historia e fuqishme e jetëve të tyre para dhe mbas kraterit që hapi vdekja e Çatos na thotë se, në një komunitet të shkatërruar nga fanatizmi politik, është e pamundur të harrosh dhe është e nevojshme të falësh. Fernando Aramburu (San Sebastian, 1959) ka mbaruar për filologji hispanike në Universitetin e Saragosës dhe qysh nga viti 1985 banon në Gjermani. Tashmë konsiderohet si një nga prozatorët më të shquar në gjuhën spanjishte, është autor i shumë romaneve, disa nga të cilët kanë marrë çmime prestigjioze në Spanjë. Libri “Atdheu” është romani i tij i përkryer. Një histori e domosdoshme, e guximshme dhe prekëse, që impohet për t’u lexuar nga të gjithë. Një nga librat më të mahnitshëm në letërsinë e sotme spanjolle
Details:
Price history
The price read from Booktopia each time it changes · data since 21 Oct 2026
No price changes yet
The price is saved each time the store changes it.
Now
1,500 lekë
Lowest
1,500 lekë
21 Oct 2026
Average
1,500 lekë
Highest
1,500 lekë
21 Oct 2026
Atdheu