
Atje ku dielli lind dy here
In stockUpdated on 22 Oct 2026
This product is sold by Leximtari on its own website (leximtari.al). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.
Key specifications
- Category
- Novels & Literature
- Availability
- In stock
- Updated
- 22 Oct 2026
Description
“Atje ku dielli lind dy herë – Saga e Gorës” e shkrimtarit Namik Dokle është një dëshmi letrare që shfaqet pashmangshëm edhe si fat dhe frymë ekzistence, si ngjyresë dhe prani në tekstet e të tri romaneve të saj dhe ku vendlindja shndërrohet në identitet. Tri romanet e Namik Dokles, veçmas krijimtarisë së endur në dramatikë dhe në prozën e shkurtër, pak më herët, përfaqësojnë hapësirën e sugjeruar, si shenjëzim etik dhe estetik, ndonëse janë tregues identitar të vendlindjes, të Gorës, ku takohen kufijtë, besimet, etnitë dhe gjuhët e ndryshme. Pranëvënia e tyre, e të tri librave, që kanë plazmuar vendlindjen, vatrën e frymimit të shkrimtarit, ka bërë që nga njëra anë, të shihen si të ndarë, si tri tekstet që kanë në qendër Gorën, djepin ku u përkundën ëndrrat fëminore të autorit. “Trilogjia Atje ku dielli lind dy herë – Saga e Gorës” përmban tre romane: “Vajzat e mjegullës” Romani i një dashurie të madhe, ku vërshojnë ndjesitë e dashurive ekzistenciale: dashuria për jetën, për vendlindjen, për njerëzit, për gjuhën, për zakonet identifikuese, për mitet dhe legjendat ende të gjalla. “Ditët e lakuriqëve të natës” Në këtë roman, gjashtë ditët e kohës letrare, vijnë përmes digresionit, japin shkërmoqjen e ëndrrave. Në fshatin e dashurisë së shprehur me lule, ka rënë tërbimi. Për ta qartësuar mjegullën absurde shkon biologu. Kujtesa e përmbysur e linjave, narrativës dhe simbolikës, së lakuriqëve dhe dhelprave të kuqe, plazmojnë magjikën e tjetërsimit të qenies. Kllapia e zhgjëndrrës, derdhur si “ironi intertekstuale” e Eco-s, është zbulesa e vrasjes së dashurisë, aty ku njeriu i ri, i Partisë dhe i Sigurimit, shkel me këmbë dijetarin, dëshmon rebusin letrar… “Lulet e skajbotës” (i cili në këtë trilogji vjen me titullin “Gora pa zogj”) Te ky roman lodrojnë bashkë, në një gjeografi sa reale aq edhe mistike, jeta dhe vdekja, dashuria dhe urrejtja, dhimbja dhe gëzimi, krenaria dhe përçmimi, e shkuara dhe e tashmja; qielli, toka dhe nëntoka. Kjo botë që njohim, por edhe një botë tjetër atje, në skajin ku njerëzit përveç ajrit frymëmarrin ende mite dhe legjenda.
Details:
Price history
The price read from Leximtari each time it changes · data since 22 Oct 2026
No price changes yet
The price is saved each time the store changes it.
Now
1,700 lekë
Lowest
1,700 lekë
22 Oct 2026
Average
1,700 lekë
Highest
1,700 lekë
22 Oct 2026
Atje ku dielli lind dy here