Ava

Ava

In stockUpdated yesterday

1,500 lekë

This product is sold by Zed on its own website (zed.al). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.

Zed

Store outside Alemiin · you order at zed.al

Key specifications

Category
Novels & Literature
Availability
In stock
Updated
21 Oct 2026

Description

“Ava” është një roman shumë i veçantë, po aq sa edhe personazhi kryesor me të njëjtin emër rreth të cilit gjallojnë edhe të tjerët. Një libër befasues, që të mban mbërthyer në një rendje pa fund. Histori që ngërthehen me njëra-tjetrën, ngjarje të jashtëzakonshme, por edhe të njohura po ashtu. Brunilda Zllami nuk zhgënjen në aftësinë e saj për të fotografuar mjedise dhe histori shqiptare, duke i sjellë përmes letërsisë së saj aq të dashur për çdo lexues.” Arlinda Dudaj, botuese “Pakkush e mban mend atë ndjesinë e hutimit para pasqyrës kur vetja të josh në një mënyrë të paparashikuar. Një çast pasqyra është vetëm një objekt në cep të dhomës ku hedh një sy shkarazi para se të dalësh e çastin tjetër kthehet në diçka magjike, që tregon pamje që sytë e tu e kërkojnë me ngulm. Sikur pasqyrat të kishin gojë do të flisnin kaq shumë për njerëzit. Do të kishin më shumë fjalë se psikologët e më shumë gjeste se aktorët. Njeriu para pasqyrës mbetet i vërtetë, pikërisht se pasqyrat nuk kanë gojë për të folur. Ato pak minuta që syri kap shëmbëlltyrën e vet, në mënyrë të pafajshme e të pambrojtur përballet me realitetin, që më vonë e sublimon në skutat e mendjes duke paraqitur imazhin e përpunuar, atë që është më pak i vrazhdë, që lëndon më pak. Sikur pasqyrat të kishin fjalë, do të kishin me dhjetëra shprehje pakënaqësie, psherëtima e ofshama, por me raste do të kapnin edhe buzëqeshje, admirim, poza joshëse e biseda me veten.” Libra të tjerë të Brunilda Zllamit nga shtëpia botuese “Dudaj”: “Një tjetër”; “Dashuri apo urrejtje”; “Dikur ishim bashkë”; “Lindur femër”; “Rruga e trëndafilave”; “Ëndrra e papërfunduar e një gruaje”; “Lakmia”; “Në shpirtin tim bën ftohtë”; “Ti je e nesërmja”; “E premte pasdite”; “Matilda”; “Labirintet e Medeas”; “Nuk jam engjëll”; “Fluturimi i fundit”; Pas mesnate.

Details:

Published:October 21, 2026
The last update:October 21, 2026
Layout:For Sale
Share this item:

Price history

The price read from Zed each time it changes · data since 21 Oct 2026

No price changes yet

The price is saved each time the store changes it.

Now

1,500 lekë

Lowest

1,500 lekë

21 Oct 2026

Average

1,500 lekë

Highest

1,500 lekë

21 Oct 2026

Ava