
Berta Isla
In stockUpdated on 22 Oct 2026
This product is sold by Tirana Book on its own website (tiranabook.al). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.
Key specifications
- Category
- Novels & Literature
- Availability
- In stock
- Updated
- 22 Oct 2026
Description
Berta Isla është martuar me Tomasin duke menduar se e njeh prej kohësh, madje e bindur se është ai që nuk di shumë gjëra prej saj, që nuk e di se ajo e ka humbur virgjërinë me një tjetër burrë. E pra, në të vërtetë është pikërisht Tomasi i mirë e i paparashikueshëm që fsheh sekretin më të madh e më tronditës. Askush më mirë se Marias nuk di ta rrëfejë anën e errët e po aq edhe të ndritshme të dashurisë, askush më mirë se ai nuk e di që çdo zemër që rreh është një mister, edhe pr zemrën që i rri pranë. Berta Isla u martua me Tomas Nevison-in në majin e 1974-tës, në kishën e San Fermin de los Navarros, pranë shkollës që kanë frekuentuar të dy dhe ku janë njohur për herë të parë. U martua me të, pasi kishte qenë e fejuara e tij për vite të tëra, pa e konsumuar aktin e dashurisë (siç qe normale të ndodhte në atë kohë mes borgjezësh të mbarë9 dhe pasi kishte humbur virgjërinë me një tjetër, një ditë që nuk do ta harroi kurrë. U martua me të, duke e njohur prej një jete, e bindur që kishte gjetur fatin e saj, por pa ditur për të asgjë nga ato që kanë me të vërtetë rëndësi. Por Tomasi fsheh diçka me të vërtetë të rëndësishme, të cilën nuk mund t’ia thotë as asaj, as dikujt tjetër. Gjatë viteve të tij universitare në Oxford, në një ditë krejt pa rëndësi, rastësia e kishte vendosur të kushtëzonte ekzistencën e tij dhe atë të gruas së tij, përgjithmonë. Romani i ri i Javier Marias është historia e një dashurie të papërkryer, sikurse janë të gjitha ato. Historia e një gruaje si Berta Isla, që ka zgjedhur të qëndrojë pranë një burri që shpreson ta njohë, por që në fund nuk do të shfaqet kurrë ai që është në të vërtetë. Është historia e një lidhjeje, e cila, pasi ka mbaruar pasioni, mbahet në këmbë në një ekuilibër të brishtë mes sekretit, besnikërisë dhe pengut, mes asaj që nuk do ose nuk mund të thuhet. Është historia e dy zemrave të mposhtura që në zanafillë, të cilat kërkojnë me çdo kusht t’i mbijetojnë luftës. “Një kryevepër. Marias është mjeshtër në të rrëfyerit e një përzierjeje mes grisë dhe pasionit, misterit dhe banalitetit, sekretit dhe të pathënave”.
Details:
Price history
The price read from Tirana Book each time it changes · data since 22 Oct 2026
No price changes yet
The price is saved each time the store changes it.
Now
1,500 lekë
Lowest
1,500 lekë
22 Oct 2026
Average
1,500 lekë
Highest
1,500 lekë
22 Oct 2026
Berta Isla