Bretkosa

Bretkosa

In stockUpdated yesterday

1,500 lekë

This product is sold by Onufri on its own website (onufri.com). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.

Onufri

Store outside Alemiin · you order at onufri.com

Key specifications

Category
Novels & Literature
Availability
In stock
Updated
21 Oct 2026

Description

Romani “Bretkosa” është botuar për herë të parë në vitin 2009. Është një roman për të cilin, siç ka pohuar edhe vetë, Mo Yan ka punuar rreth dhjetë vjet, shkruar e ndryshuar disa herë, punuar me shumë kujdes dhe që prek një nga temat më të dhimbshme e më të ndjeshme për publikun kinez. Romani përfshin pesë letra që dramaturgu Ke Dou i ka shkruar shkrimtarit japonez Yoshito Sugitani, katër nga të cilat janë në formë tregimi të gjatë dhe një në formë drame. Romani ka në qendër historinë e jetës së një mjekeje fshati Gu Gu (Halla), e cila për pesëdhjetë vjet ushtroi profesionin e gjinekologes së fshatit. Autori, nëpërmjet detajesh prekëse dhe emocionale, nëpërmjet vetëreflektimit dhe vetërrëfimit, pasqyron “Historinë plot ulje e ngritje të Planifikimit Familjar” në 60 vite të Kinës së re, si dhe situatën konfuze të problemit të lindjeve në Kinën e sotme. Po ashtu, autori analizon në thellësi botën shpirtërore të intelektualëve kinezë, të përfaqësuar në roman nga narratori Ke Dou, të mbushur me dëshpërim, brenga, qëndrime të lëkundura e kontradiktore. Ky libër iu dedikohet miliona lexuesve kinezë që kanë përjetuar Planifikimin familjar dhe që kanë lindur në vitet e lindjeve me plan. Ky roman është nderuar me çmimin më të lartë për letërsi në Kinë, “Çmimi i Letërsisë kontradiktore”. Mo Yan u lind më 17 shkurt të vitit 1955, në Gaomi të Provincës Shandong, Republika Popullore e Kinës. Është autor i njëmbëdhjetë romaneve, ku më të njohurit janë: “Bretkosa”, “Klani i Sorgumit të kuq”, “Balada e hudhrës”, “Gjoksplota dhe vithegjera”, “Republika e Verës”, “Lodhur deri në vdekje”, si dhe i më shumë se njëqind novelave, si “Karota e tejdukshme”, “Vajza e komandantit” etj. Shumë prej veprave të tij janë përkthyer në anglisht, italisht, japonisht, gjermanisht, rusisht, arabisht dhe shumë gjuhë të tjera të botës. Është një autor i njohur dhe me ndikim në fushën e letrave në botë dhe për herë të parë vjen në gjuhën shqipe i përkthyer drejtpërdrejt nga gjuha kineze. Mo Yan është nderuar me disa çmime brenda dhe jashtë Kinës, ku ndër më të rëndësishmit janë çmimi për letërsinë e huaj në Francë, “Laure Batailin”, çmimi për letërsinë ndërkombëtare në Itali, “Nanino”, çmimi për letërsinë aziatike në Japoni, çmimi për letërsinë në gjuhën kineze “Niuman” në SHBA, çmimi më i lartë për letërsi në Kinë, “Çmimi për letërsi Mao Dun” etj. Në vitin 2012, Mo Yan ishte fitues i Çmimit Nobel për letërsi, me motivacionin: “Me realizëm prej iluzionisti bashkon tregimet popullore, historinë dhe bashkëkohoren”.

Details:

Published:October 21, 2026
The last update:October 21, 2026
Layout:For Sale
Share this item:

Price history

The price read from Onufri each time it changes · data since 21 Oct 2026

No price changes yet

The price is saved each time the store changes it.

Now

1,500 lekë

Lowest

1,500 lekë

21 Oct 2026

Average

1,500 lekë

Highest

1,500 lekë

21 Oct 2026

Bretkosa