
Burri i saj
In stockUpdated on 22 Oct 2026
This product is sold by Bookland on its own website (bookland.al). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.
Key specifications
- Category
- Novels & Literature
- Availability
- In stock
- Updated
- 22 Oct 2026
Description
Koha është prova e zjarrit për veprat e artit dhe i vetmi gjyq objektiv që u bëhet atyre. Pas më tepër se një shekulli, “Burri i saj”, i Luixhi Pirandelos i botuar në vitin 1911, i paraqitet horizontit të lexuesit të sotëm me një freski të veçantë aktuale, me problematikën që shtron; dilemën e grave që lëkunden midis afirmimit nëpërmjet karrierës dhe rolit të tyre në familje, shndërrimin e artit në mall, fuqinë e tmerrshme të medieve në prirjen e tyre skandalistike që nuk e respektojnë jetën e individit. Ky roman, jo krejt i kuptuar në kohën e vet, shënon fazën tranzitore në krijimtarinë e Pirandelos kur autori kapërcen verizmin (forma që mori realizmi në letërsinë italiane në shekullin XIX, një realizëm me elemente natyralizmi) dhe kalon në modernizëm. Pirandeloja e nënvizon faktin se, ndërsa kafshët jetojnë vetëm për të jetuar, njeriu synon t’i japë një kuptim jetës, po nuk arrin të gjejë ideale të reja për të zëvendësuar idealet e vjetra të çmitizuara. Megjithatë, autori beson ende te një ideal arti, duke e parë artin si krijues të një gjithësie që lartësohet mbi realitetin. Ky roman paraqitet për herë të parë para lexuesit shqiptar. Ai i përgjigjet horizontit të pritjes së lexuesit kritik të sotëm (europian, po në veçanti edhe shqiptar), për problematikën, po edhe për realizimin estetik (është nga romanet më të veçanta të Pirandelos, po edhe nga më pak të studiuarit). Jemi përpjekur që stilin e veçantë të Pirandelos ku alternohen frazat e gjata me të shkurtrat, lapidaret, ironia, humori, dramatizmi, lirizmi, ta transplantojmë në gjuhën shqipe, pa e tradhtuar dhe duke ia ruajtur forcën komunikuese.
Details:
Price history
The price read from Bookland each time it changes · data since 22 Oct 2026
No price changes yet
The price is saved each time the store changes it.
Now
700 lekë
Lowest
700 lekë
22 Oct 2026
Average
700 lekë
Highest
700 lekë
22 Oct 2026
Burri i saj