
Celestial
In stockUpdated yesterday
This product is sold by Lush.al on its own website (lush.al). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.
Key specifications
- Category
- Face Cream
- Availability
- In stock
- Updated
- 21 Oct 2026
Description
Vegane Për kë është? Fytyrat e stresuara do ta dashurojnë hidratuesin tonë më të shitur për lëkurat e ndjeshme. Është formuluar për të qenë veçanërisht delikat, ndërkohë që jep hidratimin për të cilin ka nevojë një lëkurë e shëndetshme. Çfarë përfiton ti? Një përzierje e thjeshtë e ujit të vaniljes, gjalpit organik të kakaos dhe mbi 5% qumësht bajameje. Celestial mbron me kujdes lëkurën delikate nga gjithçka që i hedh përsipër jeta (apo ti). Lëkura e ndjeshme mund të tendoset apo irritohet dhe fytyra jote, që është shtëpia e fijeve nervore me dendësi të lartë dhe ka një barrierë më të hollë lëkure se pjesa tjetër e trupit, është veçanërisht e ekspozuar ndaj parehatisë. Ja përse e kemi mbushur këtë hidratues me përbërësit natyralë më të butë që mund të gjenim, për të ndihmuar barrierën e lëkurës tënde që të funksionojë e të ndihet sërish e këndshme. Mbi 15% vaj bajameje kombinohet me mbi 5% qumësht bajameje dhe ujë vaniljeje për vetitë e tyre antioksiduese dhe anti-inflamatore, të cilat ndihmojnë të qetojnë fytyrën dhe aftësinë e lëkurës për t’u kujdesur për veten. Glicerina vegane dhe gjalpi organik i kakaos nga Tregtia e Drejtë zbusin sipërfaqen e lëkurës dhe reduktojnë humbjen e hidratimit, duke ndihmuar në nxitjen e efektshmërisë që barrierës së lëkurës tënde kundër ndotësve dhe irrituesve të jashtëm. Është një përzierje e lehtë dhe e thjeshtë që përthithet shpejt për të forcuar lëkurën dhe ka një arsye pse është më i shituri që prej vitit 1996. Çfarë përfiton planeti? Vanilja që ka brenda është bërë nga bishtajat e fermave të vogla në Ugandë, Tanzani dhe një kompani në Madagaskar, duke promovuar praktikat agropyjore. Kultivimi i vaniljes në këto rajone po shton të ardhurat e fermerëve lokalë si dhe biodiversitetin e pyejve të Afrikës Lindore. Gjalpi organik i kakaos nga Tregtia e Drejtë është gjithashtu 100% i gjurmueshëm nga burimet e Sierra Leones, Republikës domenikane dhe Perusë, ku modelet agropyjore praktikohen për të mbrojtur pyjet e zonës. Si përdoret: Pastroje, tonifikoje dhe përdor duart e pastra për të lyer butësisht lëkurën me këtë hidratues vegan. Ruaje në kushte të freskëta dhe të thata. Është më mirë të përdoret i freskët. Përbërësit Ujë Vanilje, Vaj Bajame, Qumësht Bajame, Glicerinë, Gjalpë Organik Kakao nga Tregtia e Drejtë, Ekstrakt i Bishtajës së Vaniljes, Acid Stearik, Alkool Ceterilik, Triethanolamine, Methylparaben, Propylparaben Përbërësit Natyralë Sintetikë të sigurt *ndodh natyrshëm në vajrat esencial.
Details:
Price history
The price read from Lush.al each time it changes · data since 21 Oct 2026
No price changes yet
The price is saved each time the store changes it.
Now
2,900 lekë
Lowest
2,900 lekë
21 Oct 2026
Average
2,900 lekë
Highest
2,900 lekë
21 Oct 2026
Celestial