Cos De BAHA CN Serum

Cos De BAHA CN Serum

In stockUpdated yesterday

900 lekë

This product is sold by Koral Secrets on its own website (koralsecrets.al). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.

Koral Secrets

Store outside Alemiin · you order at koralsecrets.al

Key specifications

Category
Serums
Availability
In stock
Updated
21 Oct 2026

Description

Cos De BAHA CN Serum është një serum i formuluar për të përmirësuar tonin e lëkurës, për të reduktuar skuqjen dhe për të ndihmuar në kontrollin e sebumit të tepërt. Formula e tij kombinon përbërës me veprim antioksidues, qetësues dhe ndriçues, duke e lënë lëkurën më të balancuar dhe me pamje më të shëndetshme. Formula përmban 10% Niacinamide, një përbërës shumëfunksional që ndihmon në zbehjen e hiperpigmentimit, përmirësimin e tonit të lëkurës, kontrollin e sebumit dhe minimizimin e pamjes së poreve. Gjithashtu përmban 10% Kafeinë, e njohur për vetitë e saj antioksiduese dhe qetësuese, e cila ndihmon në reduktimin e skuqjes dhe mbrojtjen e lëkurës nga stresi oksidativ i shkaktuar nga faktorët e jashtëm. Formula pasurohet me Panthenol dhe Acid Hialuronik, të cilët ndihmojnë në hidratimin e lëkurës dhe forcimin e barrierës së saj mbrojtëse. Konsistenca e lehtë përthithet shpejt pa lënë ndjesi të yndyrshme ose ngjitëse. Ky serum është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, veçanërisht për lëkurën me pore të dukshme, hiperpigmentim, skuqje ose prodhim të tepërt të yndyrës. Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale dhe ngjyrues artificial. *30ml Përdorimi Përdoret 1 herë në ditë (në mëngjes ose në mbrëmje) pas aplikimit të tonerit apo esencës. Aplikoni 1-2 pika në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Përbërësit Përbërësit "magjik" 10% Niacinamide, 10% Kafeinë (Caffeine), Panthenol, Acid Hialuronik Lista e plotë e përbërësve Water/Aqua, Butylene Glycol, Caffeine, Niacinamide, Ethoxydiglycol, 1,2-Hexanediol, Betaine, Panthenol, Allantoin, Sodium Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Ferulic Acid, Xanthan Gum, Carbomer, Tromethamine, Citric Acid, Polyglyceryl-10 Laurate, Artemisia Vulgaris Extract, Melissa Officinalis Leaf Extract, Lavandula Angustifolia (Lavender) Flower Extract, Rosa Damascena Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract Marka Marka Cos De BAHA është një markë koreano-jugore, e themeluar në vitin 2018. Edhe pse e re në treg, kjo markë ka një koleksion të gjerë produktesh, si: serume, toner dhe kremra të ndryshëm për kujdesin e lëkurës, të cilët adresojnë problematika të ndryshme. Të gjitha produktet e markës Cos De BAHA prodhohen në laboratorë të certifikuar nga Ministria e Sigurisë së Ushqimit dhe Barnave Korenë e Jugut. Produktet Best Seller dhe më të shitur të markës janë: serumi me acid azelaic, serumi me niacinamide dhe kremi me peptide. Produktet e kësaj marke janë të gjitha vegane, të testuara dermatologjikisht dhe nuk përmbajnë përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial. Të gjitha produktet e markës Cos De BAHA janë të prodhuara në Korenë e Jugut.

Details:

Published:October 21, 2026
The last update:October 21, 2026
Layout:For Sale
Share this item:

Price history

The price read from Koral Secrets each time it changes · data since 21 Oct 2026

No price changes yet

The price is saved each time the store changes it.

Now

900 lekë

Lowest

900 lekë

21 Oct 2026

Average

900 lekë

Highest

900 lekë

21 Oct 2026

Cos De BAHA CN Serum