COSRX Aloe Soothing Sun Cream SPF50+ PA+++

COSRX Aloe Soothing Sun Cream SPF50+ PA+++

In stockUpdated yesterday

900 lekë

This product is sold by Koral Secrets on its own website (koralsecrets.al). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.

Koral Secrets

Store outside Alemiin · you order at koralsecrets.al

Key specifications

Category
Sunscreen
Availability
In stock
Updated
21 Oct 2026

Description

Gjatë ekspozimit në diell lëkura ka tendencën të dehidratohet lehtësisht pasi hidratimi avullon, ndaj nevojitet që kremi mbrojtës ndaj diellit të jetë sigurisht edhe hidratues. COSRX Aloe Soothing Sun Cream SPF50+ PA+++ përmban 55000 ppm ekstrakt të gjetheve aloe vera, e cila do të dhurojë freski dhe hidratim të thellë në lëkurë. Kjo përbërje parandalon dehidratimin gjatë ditës dhe plakjen e parakohshme të lëkurës. Ky krem ofron mbrojtje maksimale me faktorë mbrojtës SPF50+ PA+++ dhe është i formuluar me filtra kimik & fizik (dioksid titanium). Në këtë mënyrë arrin të bllokojë si rrezet UVA ashtu edhe ato UVB. Konsistenca e tij është e lehtë, nuk lë njollë të bardhë, dhe ndjesinë e ngjitjes dhe përthithet menjëherë nga lëkura. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, të dehidratuar, të thatë, por edhe për atë të yndyrshme sepse nuk e rëndon atë, dhe nuk bllokon poret. Ky krem ka kaluar të gjitha testimet rigoroze të kryera për indeksin e mbrojtjes ndaj rrezeve UV në Institutin e Kërkimeve të Dermatologjisë Koreane ashtu edhe në Institucionin Klinik të famshëm JS. HAMILTON, në Poloni. Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: paraben, sulfate etj. *50ml Përdorimi Aplikojeni në mëngjes në hapin e fundit të rutinës suaj. Merrni një sasi të bollshme dhe vendoseni në fytyrë, qafë, dekolte dhe në çdo zonë të trupit që e shikoni të arsyeshme. Vendoseni 15 min përpara ekspozimit në diell. Riaplikojeni çdo 2 orë nëse doni të ruani efektin mbrojtës. Për të larguar mbetjet e filtrave SPF të kremit mbrojtës ndaj diellit, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor). Përbërësit Përbërësit "magjik" ekstrakt nga gjethja aloe vera Lista e plotë e përbërësve Water, Ethylhexyl Methoxycinnamate, Glycerin, Propylene Glycol, Cyclopentasiloxane, Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, Phenylbenzimidazole Sulfonic Acid, Dicaprylyl Carbonate, Isoamyl P-Methoxycinnamate, Potassium Cetyl Phosphate, Alcohol, Dimethicone, Glyceryl Stearate, Butylene Glycol, Titanium Dioxide, C14-22 Alcohols, Polymethyl Methacrylate, Cetearyl Alcohol, Aloe Arborescens Leaf Extract, Dipotassium Glycyrrhizate, Tocopheryl Acetate, Peg-100 Stearate, Silica, C12-20 Alkyl Glucoside, Dimethicone/Vinyl Dimethicone Crosspolymer, Aluminum Hydroxide, Stearic Acid, Caprylyl Glycol, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Carbomer, Xanthan Gum, Triethanolamine Sodium Hydroxide, Fragrance, Phenoxyethanol, Disodium Edta Marka COSRX ka qenë zgjedhja jonë e parë dhe nuk mund të mungonte kurrsesi në familjen Koral Secrets. Emri i tij vjen nga bashkimi i fjalës “cosmetics” dhe shkronjave “RX”, që simbolizojnë përshkrimin e një recete nga mjekët. Marka është bërë e njohur në Korenë e Jugut e më pas në të gjithë botën, më shumë nga postimet në rrjetet sociale, artikujt në blog-e apo biseda në rrethet e ngushta shoqërore, sesa nga fushatat e shtrenjta marketing. COSRX ka besimin se investimet nuk duhet të shkojnë drejt promovimit të produkte por për kërkime shkencore që sjellin formulime inovative. Produktet e tij njihen për përbërjet e tyre të pastra, me pak përbërës, por shumë efektivë në zgjidhjen e problematikave të ndryshme të lëkurës. COSRX ka krijuar një komunitet të gjerë konsumatorësh falë komunikimit të vazhdueshëm me ta, duke krijuar produkte që i përgjigjen kërkesave dhe dëshirave të tyre. Paketimet e tyre janë aq të thjeshta dhe minimaliste sa shprehin gjithë filozofinë e COSRX.

Details:

Published:October 21, 2026
The last update:October 21, 2026
Layout:For Sale
Share this item:

Price history

The price read from Koral Secrets each time it changes · data since 21 Oct 2026

No price changes yet

The price is saved each time the store changes it.

Now

900 lekë

Lowest

900 lekë

21 Oct 2026

Average

900 lekë

Highest

900 lekë

21 Oct 2026

COSRX Aloe Soothing Sun Cream SPF50+ PA+++