
Curvid 19
In stockUpdated on 22 Oct 2026
This product is sold by Mediaprint on its own website (mediaprint.al). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.
Key specifications
- Category
- Novels & Literature
- Availability
- In stock
- Updated
- 22 Oct 2026
Description
“Veni, vidi, vici”. Diku ma kishte zënë veshi një shprehje të tillë dhe procesori i trurit filloi të shfletojë në kujtesë. Nuk e mundova shumë mendjen, sepse menjëherë më erdhi imazhi i Jul Çezarit dhe “Jetë paralele” i Plutarkut. Mes fragmenteve të shkrimit dhe pistës së aeroportit, një gjysmë rrokje reklame e pijes më të famshme në botë. “Coca-cola” bashkëngjitej në hapësirë me fjalën e mesit, “vidi”. Co-vidi! E habitshme! Edhe njëherë ngula sytë në shprehjen e famshme, veçse këtë herë me sytë e mendjes lexova “Veni, co-vidi, vici”. Nuk ishte as një fiksim i imi, as një lojë e sajuar nga një tru i lodhur, por nga pozicioni i poltronit ku isha ulur shihej pikërisht kështu. Nuk doja t’i rrëfeja Marsit çfarë lexonin sytë e mi. Me siguri do të më quante supersticioz e paranojak. “Mos vallë ky virus do të na mundë lehtësisht…?”- më erdhi instinktivisht të pyesja veten. Vlerësime Pandi Laço – një autor i televizionit në tehun e letërsisë serioze! Një histori në prag të pandemisë së Covid – 19, që vendos personazhe e ngjarje imagjinare, në një realitet të jetuar nga secili prej nesh. Me sa duket, autori, në kushtet e një izolimi, vë në lëvizje ingranazhin e fantazisë, për të sjellë te lexuesi jetë e fate njerëzore, pa rënë në kurthin e fatalitetit. Protagonisti është një artist me sindromën Asperger, që i duhet të përballet njëkohësisht me katastrofën sociale së cilës i mbivendosen detajet e sindromës, që e ka shoqëruar gjatë gjithë jetës. Romani është i mbushur me vërtetësi dhe pa letrarizma. Gjuha e përdorur të përfshin. Stili i përzgjedhur nga autori të rrëmben si një bisedë e ngrohtë mes miqsh dhe të bën të ndihesh sikur je pjesë e grupit pa u shkëputur nga ngjarja, duke ecur krah për krah me personazhet! Natasha Lako, shkrimtare
Details:
Price history
The price read from Mediaprint each time it changes · data since 22 Oct 2026
No price changes yet
The price is saved each time the store changes it.
Now
1,000 lekë
Lowest
1,000 lekë
22 Oct 2026
Average
1,000 lekë
Highest
1,000 lekë
22 Oct 2026
Curvid 19