Dashuria në kohërat e kolerës

Dashuria në kohërat e kolerës

In stockUpdated on 22 Oct 2026

1,500 lekë

This product is sold by Bookland on its own website (bookland.al). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.

Bookland

Store outside Alemiin · you order at bookland.al

Key specifications

Category
Novels & Literature
Availability
In stock
Updated
22 Oct 2026

Description

Gabriel García Márquez u afirmua si personalitet i fuqishëm letrar dekada më parë, kur botoi romanin “Njëqind vjet vetmi”, një libër që u bë legjendë dhe është lexuar nga miliona vetë në mbarë botën. Pas tij erdhën libra të tjerë të këtij autori dhe secili syresh tërhoqi lexues të rinj dhe vlerësime të larta të reja nga kritika – çka kulmoi me marrjen e Çmimit Nobel për Letërsi më 1982. “Dashuria në kohën e kolerës” është një tjetër libër i García Márquez-it, që zë vend përkrah asaj vepre të mëparshme të dëgjuar, në tufën e kryeveprave të letërsisë së sotme. “Ishte e pashmangshme…” Kështu nis rrëfimi i kësaj historie në brigjet Karaibe të Amerikës së Jugut – një histori që vjen nga fundi i shekullit të nëntëmbëdhjetë deri në dhjetëvjeçarët e parë të shekullit XX, e që ndjek jetën e tre vetave me fatet e ndërthurura të tyre. Megjithatë, në fillim asgjë nuk duket e pashmangshme, sepse ky është rrëfim për një dashuri të pashpërblyer, më saktë, për një dëshmi prej pesëdhjetë vjetësh, nëntë muajsh dhe katër ditësh. Sepse kaq i është dashur Florentino Arizës të presë për t’i shprehur, edhe një herë tjetër, dashurinë e tij të pashuar Fermina Dazës, me të cilën kishte rënë në dashuri, dhe që e kishte bërë të vetën shumë vite më parë. Veçse, qe hiri i tij i mbrapshtë që këtë shprehje të dashurisë ai e bëri në funeralin e bashkëshortit të saj, njërit prej burrave më të shquar të kohës së tij, mbrojtës e përkrahës i arteve, profesor i mirënjohur në mjekësi dhe njeriu që qe në krye të fushatës kundër epidemisë së kolerës që pati rrënuar vendin. E tronditur nga fjala e guximshme e Florentinos, Fermina e nxjerr jashtë shtëpisë. Por nuk është veçse fillimi. Me dorën e sigurt, humorin dhe urtësinë e mençurinë e rrallë të një mjeshtri të prozës, García Márquez-i i zbret ata (dhe lexuesin) në kohë, në ato ditë të para kur qenë njohur, dëshmuar dhe detyruar për t’u ndarë. Ai rrëfen si marrin rrugë krejt të ndryshme nga njëri-tjetri – Florentino me poezinë e tij, me daljen në krye të vendit në punën e tij, dhe (megjithë përkushtimin ndaj Fermina Dazës) në vardisjen e vazhdueshme prej femrave. Lexuesi sheh sesi Ferminës i vjen rrotull beqari më i pëlqyer i kohës së vet, Doktor Juvenal Urbino de la Calle; si martohen këta të dy; si përjetojnë gjithë ngjarjet dhe emocionet – muajin e mjaltit, pasionin, pabesitë e vogla, ndarjen, besimin dhe aventurat – të gjitha këto pjesë e periudhës së gjatë e të fuqishme të martesës. Dhe pastaj, në atë pikë, që mund të duket si dita e mbrame e jetës së tyre, Fermina Daza dhe Florentino Ariza puqen bashkë edhe një herë tjetër, në një takim, përfundimi i të cilit është aq fatal e aq emocionalisht me ankth.

Details:

Published:October 22, 2026
The last update:October 22, 2026
Layout:For Sale
Share this item:

Price history

The price read from Bookland each time it changes · data since 22 Oct 2026

No price changes yet

The price is saved each time the store changes it.

Now

1,500 lekë

Lowest

1,500 lekë

22 Oct 2026

Average

1,500 lekë

Highest

1,500 lekë

22 Oct 2026

Dashuria në kohërat e kolerës