
DAST BONIFIN
In stockUpdated yesterday
This product is sold by Industriale.al on its own website (industriale.al). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.
Industriale.al
Store outside Alemiin · you order at industriale.al
Key specifications
- Category
- Building Materials
- Availability
- In stock
- Updated
- 22 Oct 2026
Description
DAST BONIFIN DAST BONIFIN Material në formë pluhuri me bazë çimentoje, gëlqereje të hidratuar, rëre guri karbonik me granulometri të seleksionuar, rezina sintetike dhe aditive speciale. KARAKTERISTIKAT TEKNIKE • Karakterizohet nga hapje dhe punueshmëri mjaft e mirë, gjë që lehtëson aplikimin në sipërfaqe të jashtme dhe të brendshme të mbushura si me llaç tradicional ashtu dhe me llaç të parapërgatitur. • E aplikueshme në një trashësi deri në 3 mm FUSHAT E APLIKIMIT I përshtatshëm për realizimin e rifiniturave të sipërfaqeve të mbushura me llaç tradicional ose me llaç të parapërgatitur me bazë çimento – gëlqere. Mund të mbulohet me bojë, ose me veshje të tjera me natyrë minerale dhe sintetike. TE DHËNA TE RËNDËSISHME • Nuk duhet të shtohen komponentë të tjerë si çimento, gëlqere etj, në produktin e dhënë. • Nuk duhet të aplikohet mbi sipërfaqe të lyera më parë. • Nuk duhet të aplikohet mbi sipërfaqe apo mbi veshje plastike. • Nuk duhet të aplikohet në sipërfaqe me disnivel më të madh se 3 mm. • Nuk duhet të shtohet uji mbasi përbërja është përgatitur. • Duhet të aplikohet në temperatura nga +5o C deri +35o C. • Nuk duhet të aplikohet në vënde ku ka veshje prej qeramike. • Nuk duhet të aplikohet në sipërfaqe me bazë gipsi. • Nuk duhet të aplikohet mbi sipërfaqe lehtësisht të thyeshme apo të shkatërruara. PËRGATITJA E SUPORTIT Sipërfaqja apo suporti ku do të vendoset fino duhet të jetë e niveluar dhe e qëndrueshme. Sipërfaqet me një trashësi më të madhe se 3mm duhet të nivelohen paraprakrisht përpara aplikimit të produktit. MËNYRA E PËRGATITJES SË PËRZIERJES Në një enë hidhni 7.5 – 8 litra ujë dhe 25 Kg BONIFIN. Përzieni me një përzierës elektrik me numër të vogël rrotullimesh derisa masa të bëhet homogjene. Për të stimuluar karaktesitikat e përzierjes dhe për të pasur një rezulëtat sa më të mirë, rekomandohet që përzierja të lihet në qetësi rreth 10 minuta dhe para përdorimit të përzihet edhe një herë. MËNYRA E APLIKIMIT TË PRODUKTIT Materiali duhet të përhapet me një mallë metalike duke siguruar një shtresë uniformë në të gjithë sipërfaqen. Dora e dytë e materialit duhet të aplikohet 30 minuta mbas aplikimit të dorës së parë. Pasi arrihet tharja e duhur rreth 15 minuta në temperaturë 23°C sipërfaqja duhet fërkuar me përdaf. Temperatura e ambientit ndikon ndjeshëm në kohën e punueshmërisë së produktit. Sa më e ulët të jetë temperatura, aq më shumë zgjatet koha e punueshmërisë.
Details:
Price history
The price read from Industriale.al each time it changes · data since 22 Oct 2026
No price changes yet
The price is saved each time the store changes it.
Now
335 lekë
Lowest
335 lekë
22 Oct 2026
Average
335 lekë
Highest
335 lekë
22 Oct 2026
DAST BONIFIN