DAST DW CONEXION 99

DAST DW CONEXION 99

In stockUpdated yesterday

900 lekë

This product is sold by Industriale.al on its own website (industriale.al). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.

Industriale.al

Store outside Alemiin · you order at industriale.al

Key specifications

Category
Building Materials
Availability
In stock
Updated
22 Oct 2026

Description

DAST DW CONEXION 99 DAST DW CONEXION 99 Ngjitës dhe rrafshues në formë pluhuri i përforcuar me fibra për realizimin e sistemeve termoizoluese ETICS. DW CONEXION 99 shërben për ngjitjen dhe më pas rrafshimin e të gjithë tipeve të paneleve që përdoren zakonisht për realizimin e sistemeve termoizoluese kapotë, si panele polisteroli, poliuretani, lesh guri, lesh xhami, grafiti, fibra minerale në mure tulle, betoni ose llaçi me bazë çimento. DW CONEXION 99 është material i parapërgatitur me ngjyrë Gri ose te bardhë, me bazë çimento Portland me cilësi të lartë, rërë guri karbonatik me granulometri të seleksionuar, rezina sintetike dhe adetivë special, të cilët përmirësojnë punueshmërinë, ngjitshmërinë në sipërfaqe të vështira, rrisin hidrofobicitetin e llaçit të forcuar ndaj shirave. DW CONEXION 99 është ideal si për fasada të jashtme, ashtu edhe për ambiente të brendshme. Rrafshimi i paneleve duhet të bëhet në dy duar duke i kombinuar këto me vendosjen e rrjetës prej fibrash xhami rezistente ndaj alkalive. PËRGATITJA E SIPËRFAQES Suportet duhet të jenë kompaktë, të stazhionuar e të qëndrueshëm, pa vajra, pa të çara, bojëra, apo pjesë të shkëputshme. Duhet verifikuar që tullat të jenë të ngjitura mirë dhe të mos kenë pjesë që mund të shkëputen. Në qoftë se ka, hiqini këto pjesë dhe bëni meremetimin e sipërfaqes me llaç. Faqet e mureve të veshura me fino duhen kruajtur për të verifikuar nëse sipërfaqja poshtë saj mund të jetë e lyer me bojëra të vjetra të pangjitura mirë ose pjesë të shkëputshme. Sipërfaqet e pluhurosura duhen trajtuar me PRIMER TECNOFIX. Të çarat sipërfaqsore mund të stukohen me DW CONEXION 99, ndërsa të çarat e thella strukturale duhen trajtuar në mënyrë të tillë që të eleminohen shkaqet dhe të mos përsëriten. NGJITJA Para se të fillohet ngjitja e paneleve, në mënyrë që të kemi një vendosje sa më të rregullt, paraprakisht është e nevojshme që të fiksohen profile metalikë mbajtës të niveluar. Për aplikime në sipërfaqe të parregullta, si në mur tulle të pasuvatuar, ngjitësi aplikohet me mistri duke e vendosur në formë shiriti për skaj kontureve anësore të panelit dhe disa pika në qendër të tij (ose duke formuar një X në qendër të panelit) me spesorë të tillë në mënyrë që të kompensohen disnivelet. Për aplikime në sipërfaqe të rrafshëta është e këshillueshme që ngjitësi të hapet në të gjithë sipërfaqen e panelit nëpërmjet një malle të dhëmbëzuar (nga 8 deri 10 mm). Të jetë nën kujdes që sipërfaqja e mbuluar nga ngjitësi të jetë të paktën 40% të sipërfaqes totale të panelit. Panelet duhen vendosur në mënyrë horizontale duke nisur nga poshtë-lart. Të bëhet kujdes në bashkimet e paneleve në mënyrë që të mos lihen hapësira boshe ose disnivele. Proçedohet më pas me fiksimin mekanik me upa (për panele të zakonshëm 50 x 100 cm këshillohen, rekomandohen 8 pika ngjitjeje për metër katror). Njihuni me produktet tona DAST Media Sociale INSTAGRAM

Details:

Published:October 22, 2026
The last update:October 22, 2026
Layout:For Sale
Share this item:

Price history

The price read from Industriale.al each time it changes · data since 22 Oct 2026

No price changes yet

The price is saved each time the store changes it.

Now

900 lekë

Lowest

900 lekë

22 Oct 2026

Average

900 lekë

Highest

900 lekë

22 Oct 2026

DAST DW CONEXION 99