
DAST FINO ANTIQUE
In stockUpdated on 22 Oct 2026
This product is sold by Bojra Tirana on its own website (bojratirana.com). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.
Bojra Tirana
Store outside Alemiin · you order at bojratirana.com
Key specifications
- Category
- Paint
- Availability
- In stock
- Updated
- 22 Oct 2026
Description
DAST FINO ANTIQUE DAST FINO ANTIQUE Produkt per rifinitura me pamje antike KARAKTERISTIKAT TEKNIKE Është material në formë pluhuri i prodhuar në bazë të teknologjisë HTT (Horman Transpirance Tecnology) që parandalon krijimin e mykut dhe lejon transpirimin e murit më bazë çimento, gëlqere e hidratuar, rërë guri karbonik dhe mermer me granulometri të seleksionuar, rezina sintetike dhe adetive special. Karakterizohet nga hapje dhe punueshmëri mjaft e mirë, lehtëson aplikimin në sipërfaqe të jashtme edhe të brenshme të mbushura si me llaç tradicional ashtu dhe me llaç të parapërgatitur. E aplikueshme deri në një trashësi deri në 3 mm. FUSHAT E APLIKIMIT I përshtashëm për realizimin e rifiniturave të sipërfaqeve të mbushura me llaç tradicional ose me llaç të parapërgatitur me bazë çimentogëlqere. Mund të mbulohet me bojë, ose me veshje të tjera me natyrë minerale dhe sintetike. TË DHËNA TË RËNDËSISHME • Nuk duhet të shtohen komponent të tjerë si çimento, gëlqere, etj në produktin e dhënë. • Nuk duhet të aplikohet mbi sipërfaqe të lyera më parë. • Nuk duhet të aplikohet mbi sipërfaqe apo mbi veshje plastike. • Nuk duhet të aplikohet në sipërfaqe me trashësi me të madhe se 3 mm. • Nuk duhet të shtohet ujë mbasi përbërja është përgatitur. • Duhet të aplikohet në temperatura nga +5o C deri +35o C. • Nuk duhet të aplikohet në vënde ku ka veshje prej qeramike. • Nuk duhet të aplikohet në sipërfaqe me bazë gipsi. • Nuk duhet të aplikohet mbi sipërfaqe lehtësisht të thyeshme apo të shkatërruara. PËRGATITJA E SUPORTIT Sipërfaqja apo suporti ku do të vendoset FINO CLASSIC duhet të jetë i niveluar dhe i qëndrueshëm. Sipërfaqet me disnivel më të madh se 3 mm duhet të nivelohen përpara aplikimit të produktit. MËNYRA E PËRGATITJES SË PËRZIERJES Në një enë hidhni 5.5 – 6 litra ujë dhe 25 Kg Fino Classic. Përzieni me një përzierës elektrik me numër të vogël rrotullimesh derisa masa të bëhet homogjene. Për të stimuluar karaktesitikat e përzierjes dhe për të pasur një rezulëtat sa më të mirë rekomandohet që përzierja të lihet në qetësi rreth 10 minuta dhe të trazohet përseri përpara përdorimit. MËNYRA E APLIKIMIT TË PRODUKTIT Materiali duhet të përhapet me një mallë metalike duke siguruar një htresë uniforme në të gjithë sipërfaqen. Dora e dytë e materialit duhet të aplikohet 30 minuta mbas aplikimit të dorës së parë. Pasi arrihet tharja e duhur rreth 15 minuta në temperaturë 23o C sipërfaqja duhet fërkuar me përdaf. Temperatura e ambientit ndikon ndjeshëm në kohën e punueshmërisë së produktit. Sa më e ulët të jetë tempretura aq më shumë zgjatet koha e punueshmërisë. MËNYRA E PASTRIMIT Veglat e punës dhe duart duhet të pastrohen deri kur produkti është ende i lagësht. Njihuni me produktet tona DAST Media Sociale FACEBOOK INSTAGRAM
Details:
Price history
The price read from Bojra Tirana each time it changes · data since 22 Oct 2026
No price changes yet
The price is saved each time the store changes it.
Now
360 lekë
Lowest
360 lekë
22 Oct 2026
Average
360 lekë
Highest
360 lekë
22 Oct 2026
DAST FINO ANTIQUE