Del hija

Del hija

In stockUpdated yesterday

1,000 lekë

This product is sold by Bookland on its own website (bookland.al). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.

Bookland

Store outside Alemiin · you order at bookland.al

Key specifications

Category
Novels & Literature
Availability
In stock
Updated
22 Oct 2026

Description

Ashtu sikurse Rip Van Uinkeli, i cili kthehet në vendlindjen e tij për të zbuluar se çdo gjë ka ndryshuar, Nathan Zukermani kthehet në Nju Jork, qyteti ku është larguar njëmbëdhjetë vjet më parë. I vetëm në malin e tij në Nju Inglend, Zukermani ka ekzistuar vetëm si shkrimtar: pa zëra, pa media, pa ndonjë kërcënim terrorist, pa ndonjë grua, pa lajme, pa ndonjë detyrë tjetër, veç punës së tij dhe peshës së ditëve të pleqërisë. Duke u endur rrugëve si një lugat, ai krijon shpejt tri lidhje, që e shkatërrojnë vetminë e tij të mbrojtur me aq kujdes. Njëra është me një çift të ri, me të cilët, në një çast nxitimi, vendos të ndërrojë shtëpinë. Ata do të lënë pas Manhatanin e pas 11 shtatorit për strehën e tij në fshat, ndërsa ai do t’i kthehet jetës së qytetit. Por që nga çasti që njihet me ta, Zukermani dëshiron gjithashtu të këmbejë vetminë e tij me sfidën erotike të vajzës së re, Xhemit, joshja e së cilës e tërheq atë prapë te gjithçka që mendonte se e kishte lënë pas: intimiteti, loja drithëruese e zemrës dhe të trupit. Lidhja e dytë është me një personazh nga rinia e Zukermanit, Emi Beleti, shoqe dhe muzë e heroit të parë letrar të Zukermanit, E. I. Lonof. Dikur e parezistueshme, Emi tani është një plakë e tretur nga sëmundja, e cila ruan kujtimin e atij shkrimtari të madh e të ngrysur amerikan që i rrëfeu Nathanit udhën vetmitare drejt profesionit të shkrimtarit. Lidhja e tretë është me biografin aspirant të Lonofit, një djalë i ri, një qëmtues i lajmit të bujshëm letrar, i cili është i gatshëm të bëjë dhe të thotë gati gjithçka për të mbërritur te “sekreti i madh” i Lonofit. I përfshirë befas, sikurse nuk do të donte apo synonte të përfshihej kurrë sërish, në dashuri, brengë, dëshirë dhe armiqësi. Zukermani shteron një dramë të brendshme dhe mundësish të gjalla dhe ngacmuese. I përndjekur nga vepra më e hershme “Shkrimtari i hijeve”, ky roman “Del Hija”, është një kapërcim i mahnitshëm në një fazë tjetër të përkushtimit të pakufi që ky shkrimtar i madh ka për letërsinë artistike.

Details:

Published:October 22, 2026
The last update:October 22, 2026
Layout:For Sale
Share this item:

Price history

The price read from Bookland each time it changes · data since 22 Oct 2026

No price changes yet

The price is saved each time the store changes it.

Now

1,000 lekë

Lowest

1,000 lekë

22 Oct 2026

Average

1,000 lekë

Highest

1,000 lekë

22 Oct 2026

Del hija