Dita e mbetur

Dita e mbetur

In stockUpdated yesterday

1,000 lekë

This product is sold by Libraria Onufri on its own website (onufrilibrari.com). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.

Libraria Onufri

Store outside Alemiin · you order at onufrilibrari.com

Key specifications

Category
Novels & Literature
Availability
In stock
Updated
31 Oct 2026

Description

Ngjarjet e këtij romani rrëfehen nga mazhordomi Stivens, i cili për më shumë se tridhjetë vjet ka jetuar në Darlington Holl, rezidenca madhështore e lordit Darlington. Stivensi rrëfen një pjesë të jetës së tij, diku nga mesi i viteve ’30, një periudhë e ngarkuar për të personalisht, por edhe për historinë e Anglisë dhe të Evropës. Punëdhënësi i tij është një personazh publik, tejet i angazhuar edhe politikisht. Stivensi, nga ana tjetër, nuk ka njohuri të thella mbi çështje të ndërlikuara politike. Ai është njeri i përmbajtur, i cili krenohet me sjelljen e tij prej xhentëlmeni të mirëfilltë dhe të vetmen përparësi ka t’i shërbejë sa më me dinjitet punëdhënësit të tij. Nëpërmjet asaj që tregon, por sidomos, nëpërmjet asaj që nuk përmendet, dalin në pah, pak e nga pak, dilemat e jetës së tij. Në veçanti, në roman dalin në pah ndjenjat e papranuara dhe të papërjetuara për zonjën Kenton, guvernanten, e cila, ndryshe nga Stivensi, është e ndërgjegjshme për pasojat dramatike që vetëmohimi i tij do të ketë mbi jetët e të dyve. “Dita e mbetur” fitoi çmimin Man Booker Prize në 1989. Mbetet një prej veprave letrare më të njohura dhe të respektuara në Angli. Ndër të tjera, ky roman është përfshirë në listën e përpiluar nga gazeta The Guardian , “Libra pa të cilët nuk mund të jetohet”, dhe është përshkruar nga revista The Economist si vepra më e famshme e autorit fitues të çmimit “Nobel”, Kazuo Ishiguro. Kritika Romani i tretë i Kazuo Ishiguros, “Dita e mbetur”, është një roman ëndrre: një komedi argëtuese mbi mirësjelljen formale që shndërrohet pothuajse si me magji në një përsiatje të thellë dhe prekëse mbi personalitetin, klasat dhe kulturën. New York Times “Dita e mbetur” është po aq e fortë, sa delikate, një studim i ndrydhjes, me nuanca shumë të holla dhe shpesh gazmore. Në të analizohet “ndërgjegjja e rreme” (jo tërësisht e palumtur) e një njeriu …. Është një libër vërtet origjinal dhe i shkruar bukur. Kur e lexon, ke përshtypjen e pazakontë se po kontrollohesh nga autori. Times Literary Supplement Gjendemi përballë imazhit vërtet të plotë të një burri që orvatet dëshpërimisht t’i mbajë përbrenda emocionet e veta. “Dita e mbetur” bën gjënë më të mrekullueshme që mund të bëjë një vepër letrare: të ndiesh që ke ndër duar jetën e dikujt. Dhe kur i afrohesh fundit, të duket vërtet se po humb një mik; në këtë rast, një mik që kapardiset në mënyrë qesharake, tepër serioz dhe konformist, por një mik sidoqoftë. Do të doje ta përqafoje, vetëm se atij nuk do t’i pëlqente aspak. Guardian

Details:

Published:October 30, 2026
The last update:October 30, 2026
Layout:For Sale
Share this item:

Price history

The price read from Libraria Onufri each time it changes · data since 31 Oct 2026

No price changes yet

The price is saved each time the store changes it.

Now

1,000 lekë

Lowest

1,000 lekë

31 Oct 2026

Average

1,000 lekë

Highest

1,000 lekë

31 Oct 2026

Dita e mbetur