Ditari i përballjes me koronavirusin

Ditari i përballjes me koronavirusin

In stockUpdated on 31 Oct 2026

1,000 lekë

This product is sold by Libraria Onufri on its own website (onufrilibrari.com). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.

Libraria Onufri

Store outside Alemiin · you order at onufrilibrari.com

Key specifications

Category
Other Books
Availability
In stock
Updated
31 Oct 2026

Description

Ditari i Fatmir Toçit është ftesa më e rëndësishme, më konkrete, më thelbësore, që u drejtohet në gjuhën shqipe shqiptarëve për të respektuar masat e dhëna prej mjekëve, e të miratuara prej qeverive nëse duan të mbrojnë veten e të mbrojnë të vetët, kolegët e miqtë, të tjerët që takojnë, prej virusit vdekjeprurës Kovid -19. Është e kuptueshme, prandaj, pse në Ditarin e Fatmir Toçit janë aq të shpeshtë emrat e mjekëve, shprehet një nderim ndaj mjekëve e infermierëve – këtyre heronjve të kësaj kohe. Në Ditarin e tij, në këtë roman dokumentar historik mbi një virus, që atij ia rrezikoi jetën, Fatmir Toçi do t’u shprehë falënderime kolegëve, miqëve të tij, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Greqi, në Luginë të Preshevës, ndër fshatrat e arbëreshëve të Italisë, edhe në diasporën shqiptare në Europë, në Turqi, në SHBA, të cilët u interesuan për shëndetin e tij, për jetën e tij. Lexojeni Ditarin e Fatmir Toçit. Kjo është vepër e intelektualit me dhunti të dëshmuar krijuese. Kjo është vepër me vlera shkencore dhe artistike. Kjo është vepër që do të ketë ndikim shoqëror dhe etik. Prej luftës që përshkruhet në të për t’i shpëtuar Vdekjes do të çmojmë Jetën. Ajo, Jeta, është shumë e vlefshme, shumë e rëndësishme. Jeta, është shumë e bukur. Dhe, duhet të përpiqemi, ta ruajmë vlerën e saj, rëndësinë dhe bukurinë e saj. Dhe, ta mbrojmë prej të këqijave e rreziqeve që mund t’i vijnë prej anëve të ndryshme, ashtu siç e mbrojtën mjekët e infermierët prej virusit Korona Jetën e Fatmir Toçit.

Details:

Published:October 30, 2026
The last update:October 30, 2026
Layout:For Sale
Share this item:

Price history

The price read from Libraria Onufri each time it changes · data since 31 Oct 2026

No price changes yet

The price is saved each time the store changes it.

Now

1,000 lekë

Lowest

1,000 lekë

31 Oct 2026

Average

1,000 lekë

Highest

1,000 lekë

31 Oct 2026

Ditari i përballjes me koronavirusin